Lidhje

Mësimi virtual sfidë për fëmijët hispanikë


Studimet e fundit tregojnë se studentët hispanikë që nuk kanë qasje në një lidhje të shpejtë interneti dhe që e flasin anglishten si gjuhë të dytë, e kanë më të vështirë të mësojnë gjatë klasave në internet.

Mësimi virtual, sfidë për fëmijët hispanikë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00

Mildred Ramirez ka tre fëmijë dhe një nip në klasa virtuale. Ajo gjithashtu ka një foshnje për t'u kujdesur, ndërsa ndjek edhe vetë klasa në internet.

Menaxhimi i gjithë kësaj teknologjie mund të jetë zhgënjyes.

"E vërteta është se është mjaft e lodhshme, sepse ka shumë probleme në lidhje, nganjëherë seancat në Zoom humbasin, ndonjëherë përdoruesit bllokohen, ndonjëherë nuk mund të dërgojmë detyrat e shtëpisë. Këto gjëra specifike i bëjnë fëmijët e mi të ndihen të irrituar; ndonjëherë nuk janë në gjendje për t'iu rikthyer mësimit dhe ata e humbasin përmbajtjen e asaj dite", thotë zonja de Ramirez.

Zyrtarët e shkollës thonë se mësimi në internet mund të jetë veçanërisht problematik kur nxënësit dhe prindërit e flasin anglishten si gjuhë të dytë.

Disa drejtori arsimore, si ajo në qarkun Montgomery, hartuan udhëzime në spanjisht.

Nga fillimi i javës së parë të klasave e dinim se ndoshta, në veçanti për komunitetin hispanik dhe për të vegjlit, ishte një sfidë hyrja në këto platforma. Ne krijojmë video orientuese duke shpjeguar hap pas hapi se si të hyjmë në Zoom, ne ende kemi këshilltarë, mësues dhe staf që punojnë me familjet”, thotë Melissa Rivera, nga Drejtoria e Arsimit Publik të Qarkut Montgomery.

Zonja Rivera thotë se disa familje nuk kishin qasje në internet para se të godiste COVID-19.

Pra, para se të fillonte viti shkollor, u morën masat që çdo student të kishte një kompjuter dhe lidhje interneti.

Një studim i botuar së fundmi nga Revista e Kimisë dhe Arsimit thotë se sfidat më të mëdha për të gjithë studentët që mësojnë gjatë pandemisë janë të kuptuarit të materialit, marrja e ndihmës dhe mungesa e motivimit.

Zonja Ramirez thotë se megjithëse të mësuarit në internet mund të duket më i lehtë sesa të shkosh në shkollë, ekzistojnë shumë strese të tjera.

"Është një lloj tjetër stresi për ta. Nganjëherë më thonë se do të donin të ktheheshin në shkollë; duhet të mësojmë se si ta trajtojmë këtë. Por ne e dimë që kjo është për sigurinë, jo vetëm të studentëve, mësuesve dhe stafit; është një grup i madh që e mundëson këtë (mësimdhënie)", thotë zonja de Ramirez.

Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew, 23 përqind e fëmijëve hispanikë në Shtetet e Bashkuara nuk kanë një lidhje të shpejtë interneti. Kjo mund ta bëjë më të vështirë për studentët hispanikë që të bëjnë të njëjtën punë si studentët me internet të shpejtë.

Raporti i qendrës Pew thotë se pandemia COVID-19 e ka vënë këtë ndarje dixhitale në epiqendër të vëmendjes dhe po i sfidon arsimtarët amerikanë për ta trajtuar problemin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG