Lidhje

Shkallë e lartë e vdekshmërisë nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Megjithëse gjendja me koronavirusin vazhdon të jetë e rëndë në Maqedoninë e Veriut, duke patur parasysh shkallën e lartë të vdekshmërisë, autoritetet thonë se po e menaxhojnë me sukses atë dhe se nuk ka nevojë për masa kufizuese shtesë. Që nga shpërthimi i pandemisë deri tash jetën e kanë humbur jetën 1731 persona.

Maqedoni e Veriut, shkallë e lartë e vdekshmërisë nga Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:21 0:00

Mbi 1250 pacientë me Covid-19 janë shtrirë nëpër spitalet e vendit dhe autoritetet shëndetësore thonë se ka shtretër, por se vazhdon trysnia nga ana tjetër, ndaj spitaleve dhe personelit mjeksor.

Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse thotë se aktualisht nuk vlerëson se ka nevojë për masa më të ashpra si ndalim-qarkullimi, për shkak se masat aktuale, siç është ndalesa e grumbullimit të më tepër se katër personave në vende publike, mbyllja e objekteve gastronomike nga ora 21, po japin rezultate.

Ndërkohë, sëmundja vazhdon të marrë dhjetra jetë njerëzish çdo ditë. Vetëm gjatë ditës së dielëderi në mbrëmje kur janë ofruar të dhënat zyrtare, jetën e kanë humbur 32 persona nga Covid-19, ndërsa 820 janë regjistruar si të infektuar në bazë të 2019 testeve të bëra.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1731, ndërsa nga 61.543 të prekurit deri tani me virus, 21.412 janë raste aktive. Më shumë të diagnostikuar dhe të vdekur ka në Shkup; vijojnë Prilepi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Manastiri.

Gjendja e pandemisë po vështirësohet edhe nga shkalla e lartë e ndotjes së ajrit. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu edhe për lodhjen e mjekëve dhe personelit, ndërsa po bëhen përpjekje për punësimin e kuadrove të rinjë shëndetësorë.

Gjendja e rëndë ka marrë dhe dimensione politike me opozitën maqedonase dhe një pjesë të medias që alarmojnë për mungesë oksigjeni nëpër spitale për çka po vdesin pacientë, sipas tyre, por këto akuza janë hedhur poshtë si të pavërteta nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filiçe tha se gjendja në spitalin e Manastirit po menaxhohet në mënyrë të shkëlqyer, përkundër njoftimeve të para pak ditëve se pacientët me koronavirus trajtoheshin në një dhomë ku mbaheshin edhe të vdekurit nga kjo pandemi.

Ministri Filipçe në një postim në Tëitter bëri thirrje që të respektohen masat gjatë festave, “sepse ato shkaktuan përkeqësimin e gjendjes epidemiologjike gjatë valës së parë dhe të mos lejojmë që kjo të na përsëritet”.

Autoritetet thonë se po përgatiten për ngritjen e katër spitaleve modulare në Kumanovë, Strugë, Gjevgjeli dhe Strumicë, me përparësi Kumanovën dhe Strumicën, për shkak të kapaciteteve të rënduara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG