Lidhje

Dervishi: Qytetarët të dëgjojnë mjekët dhe jo teoritë konspirative


Një pacient 60-vjeçar me koronavirus i dha fund jetës, duke u hedhur nga katet e sipërme të spitalit Covd “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ai është pacienti i pestë që ndërron jetë në këtë mënyrë. Stafi i spitalit universitar deklaroi se 60 vjeçari me COVID-19 u shtrua më 28 nëntor në spital dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

Dervishi: Qytetarët të dëgjojnë mjekët dhe jo teoritë konspirative
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00

Sociologu i njohur Zyhdi Dervishi, thotë se shoqëria shqiptare, krahas masave të pandemisë, duhet të shtojë respektin në trajtimin e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Zoti Dervishi thotë se në vend po mbizotëron një psikologji e rëndë spitali, ndaj shqiptarët duhet t’u kthehen traditave të tyre për respektimin e të sëmurëve.

“Shqiptarët po përjetojnë një anarki psikologjike kohët e fundit për shkak të epidemisë Covid-19; një pjesë e masave shtetërore janë të diskutueshme për shkallën e moszbatimit të tyre”. - Kështu shprehet sociologu i njohur Zyhdi Dervishi.

Ai shtoi se masat e marra kanë krijuar në psikologji të rëndë spitali dhe shqiptarët po e përjetojnë në mënyrën më traumatike këtë pandemi për shkak të traditave të tyre miqësore, shoqërore e familjare.

“Është krijuar një psikologji e rëndë spitali. Njerëzit ndërrojnë jetë dhe njerëzit e kanë të vështirë t’u afrohen” - thotë zoti Dervishi. Masat e marra janë mbështjellë me teori konspirative dhe po vihen në dyshim".

Zoti Dervishi thotë se masa kryesore është nisja sa më parë e vaksinimit të popullatës me vaksina cilësore, duke përfshirë institucuone dhe private për të bërë maksimumin e shërbimit shëndetësor.

Sociologu i njohur theksoi se familja shqiptare ka qenë e papërgatitur për të përballuar këtë sfidë, sepse dekadat e fundit familja shqiptare është munduar të plotësojë vetëm nevojat ushqimore të pjesëtarëve të saj dhe nuk ëhstë përgatirut të ndeshet me sfidat e mbijetesës të cfarëdollojshme.

“Për mua duhen marrë përvojat e mira të shoqërisë gjermane dhe amerikane, që i përgatitin të rinjtë për të përballuar sfidat në lidhje me punën e vështirë dhe me edukimin për të përballuar një shkallë të caktuar të riskut. Duhet krijuar një klimë e forcimit të dinjitetit, të kalitet njeriu shpirtërisht për të përballuar sfidat dhe jo të krijojmë një sfidë të rëndë spitali” - thotë sociologu.

Zoti Dervishi thotë se shqiptarët duhet t'u kthehen traditave shumë shekullore të kujdesit për të sëmurët dhe për të vdekurit.

Shekuj më parë ata përcilleshin me rituale të posaçme nga më të rriturit, thirreshin plot respekt në fjalime të posaçme me fjalë të zgjedhura plot respect, duke dëgjuar mjekët dhe duke larguar fëmijët.

“Duke pasqyruar me detaje vdekjet ne në fakt ne krijojmë një psikologji të rëndë për të gjallët., e rëndojmë më shumë të afërmit e të ndjerit. Raportet aktuale të shoqërisë shqiptare me pasqyrimin e vdekjes në public nuk janë të mira. Për mua, përvoja tradicionale shqiptare për ta paraqitur fatkeqësinë me masën e duhur , me mënyrën e duhur dhe në mjediset e duhura dhe nga personat e duhur ka shumë rëndësi” - tha zoti Dervishi.

Shqipëria ka disa muaj që është nën tensionin e epidemisë COVID me dhjetëra vdekje javët e fundit.

Gjithandej maksat përdoren në mjediset publike, megjithatë epidemia po përhapet në gjithë qytetet me disa qindra raste të reja infeksione përditë.

Kryeqyteti është epiqendra e epidemisë me mbi 900 të infektuar, ndërsa rrugët përshkohen rregullisht nga sirenat e autoambulancave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG