Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve voton për të hapur dyert e Amerikës për banorët e Hong Kongut


Protestat në Hong Kong

Dhoma e Përfaqësueve votoi të hënën për të mirëpritur banorët e Hong Kongut për të jetuar përkohësisht në Shtetet e Bashkuara, duke u zotuar se SHBA do të mbetet një model për të drejtat e njeriut, ndërsa Kina shtrëngon kontrollin mbi këtë territor.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me konsensus propozimin e ashtuquajtur Status i Përkohëshëm Mbrotjeje për pesë vite për banorët e Hong Kongut. Kjo do të thotë që banorët e këtij territori të fuqishëm financiar do të kenë të drejtën të punojnë në Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të rrezikohen nga dëbimi.

Nisma duhet të marrë edhe miratimin e Senatit, por ajo gëzon mbështetje mes të dy palëve, ndryshe nga një propozim i mëparshëm nga demokratët për zgjatjen e statusit për shtetasit e Venezuelës, i cili u bllokua nga Presidenti Trump dhe republikanët.

Kongresmeni Tom Malinowski, demokrat nga shteti Nju Xhersi i cili sponsorizoi projekt-propozimin për Hong Kongun, tha se vendimi për të “hapur dyert tona” ishte më i fuqishëm se sa “vënia e disa sanksioneve” ndaj zyrtarëve kinezë, siç bëri përsëri të hënën Departamenti i Shtetit.

“Mënyra më e mirë për të fituar kundër një diktature është vënia e fuqisë së sistemit tonë përballë dobësisë së tyre, mbajtja lart e kontrastit të fortë mes demokracisë sonë të lirë, të hapur dhe vetëbesuese kundër dobësisë së sistemit shtypës, të mbullur dhe frikësues që Partia Komuniste ka imponuar ndaj popullit kinez, përfshirë tani Hong Kongun,” tha zoti Malinowski në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Në të vërtetë është shumë më tepër sesa një gjest humanitar. Është një prej mënyrave më të mira për të mos lejuar që Kina të shkatërrojë Hong Kongun,” shtoi ai.

Në qershor Kina vendosi një ligj të ri të ashpër për sigurinë që e trajton si vepër penale mendimin opozitar në Hong Kong. Që nga ajo kohë, autoritetet kanë arrestuar dhe burgosur aktivistë të rinj që shprehën pikpamjet e tyre dhe kanë skualifikuar ligjvënësit pro-demokracisë në legjislaturën e qytetit.

Gjatë muajve të fundit, Britania, e cila në të kalurarën e ka pasur koloni Hong Kongun, ka ofruar mundësi që banorët e Hong Kongut të bëhen shtetas, ndërsa Kanadaja ka bërë lehtësime në imigracion.

Nëse merr miratimin nga Senati, Hong Kongu do të ishte i vetmi vend i pasur që merr Status të Përkohëshëm Mbrojtjeje, një praktikë që jepet nga Kongresi ose Shtëpia e Bardhë për të mbrojtur qindra mijëra njerëz nga vendet e shkatërruara nga lufta si Somalia, Siria dhe Jemeni.

Administrata e Presidentit Trump po përpiqet t’i japë fund kësaj praktike për shtetas nga El Salvadori, Guatemala, Haiti, Hondurasi, Nepali dhe Sudani, duke çuar në sfida ligjore dhe akuza se presidenti në largim kujdeset më shumë për të mbajtur larg emigrantët jo të bardhë sesa të sigurojë që ata të jenë jashtë rrezikut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG