Lidhje

2021, viti i gruas në film


Skenë nga filmi "Promising Young Woman".

Në botën e filmit, 2021-shi duket se do të dallojë si viti i gruas. Së shpejti dalin në transmetim dhjetëra filma dhe serialë të rinj televizivë të vlerësuar nga kritika, të realizuar nga producente gra hedhin dritë mbi realitetin kompleks të gruas. Shumë prej tyre pritet të konkurrojnë për Oscar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou na njeh me disa prej tyre.

2021 – viti i gruas në film
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Filmi “Promising Young Woman”, një komedi me nota të forta satire e regjisores Emerald Fennell shtjellon peripecitë e 30-vjeçares Casey, më parë një studente shumë e mirë për mjekësi, tani e fiksuar pas një objektivi:

Ajo bën sikur është e pirë, gjë që tërheq vëmendjen e individëve që synojnë ta sulmojnë sekualisht. Casey i ndëshkon këta individë, si hakmarrje për vetëvrasjen e shoqes së saj që kishte qenë viktimë e një sulmi seksual.

“Dhjetë vjet më pas ajo ende ndjen thellë traumën e ngjarjeve që përjetoi, por përpiqet të gjejë një mënyrë për të funksionuar, për të vënë në vend drejtësinë,” thotë aktorja Carey Mulligan, e cila luan Casey-n në film.

Aktorja thotë se filmi ka nuanca të lehta horrori:

“Nuk shkon në ekstrem, nuk ka skena të rënda dhune të sulmeve ndaj grave. Por përmban skena të abuzimeve më të buta, që janë bërë thuajse normale në shoqëri,” thotë aktorja.

Filmi pritet të jetë ndër konkurrentët për Oscar.

Seriali televiziv “Losing Alice,” nga regjisorja izraelito-amerikane Sigal Avin, është një dramë me tone të errëta që ka në qendër të subjektit dinamikën mes dy grave. Alice, luajtur nga aktorja Ayelet Zurer është kineaaste që përpiqet të gjejë balancë mes karrierës dhe jetës personale si nënë dhe bashkëshorte.

Sophie, një skenariste, me karakter të fortë, është gjithashtu aktore ambicioze. Dy gratë takohen në tren dhe fillojnë një partneritet. Alice është regjisore e skenareve të Sophiet, duke realizuar një film me aktor kryesor bashkëshortin e Alice. Tensione seksuale shfaqen mes treshes, duke pasqyruar rivalitetin mes brezave të ndryshme të grave si dhe ambicjen e grave për të arritur sukses në çdo aspekt të jetës.

“Një grua duhet të bëjë diçka të dënueshme për të shpëtuar fëmijët apo diçka të dyshimtë në emër të familjes. Pra duhet të ketë një arsye të fortë për veprimet e saj, ndryshe nuk ia falim. Por në këtë serial, kineastja Sigal ka krijuar një personazh si Alice, e cila bën zgjedhje thjesht për të arritur ambicjet e saj,” thotë aktorja Ayelet Zurer.

Seriali po transmetohet përmes platformave dixhitale në mbi 100 vende.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Hudson sjell në ekranin e filmit artisten e muzikës Soul, Aretha Franklin në realizimin biografik “Respect” nga kineastja Liesl Tommy. Filmi rrëfen jetën e artistes, e njohur si Mbretëresha e Soul-it, nga fëmijëria kur filloi të këndonte në korin e kishës, deri në ngjitjen në skenat më prestigjoze botërore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG