Lidhje

COVID 19, autoritetet shqiptare paralajmërojnë ashpërsim të kufizimeve


Në Shqipëri, autoritetet paralajmëruan një ashpërsim të kufizimeve pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus veçanërisht në dy javët e fundit. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, kërkuan me forcë zbatimin e rregullave për parandalimin e pandemisë. Rritja e numrit të të prekurve mendohet të ketë ardhur edhe si pasojë e rasteve të shumta të dyshimta të varianteve të reja të COVID 19, ndërkohë që në vend po shfaqen dhe persona të prekur për herë të dytë

“Nëse nuk veprojmë tani, nëse nuk reagojmë me përgjegjshmëri tani, nëse secili nuk bën tani detyrën, atëherë, situata rrezikon të ndërlikohet, numri i infektimeve rrezikon të rritet dhe patjetër, barra e ngarkesës mbi sistemin shëndetësor rrezikon të rëndohet, në kushtet kur në fakt është e shmangshme”, deklaroi kryeministri Edi Rama në një dalje të posaçme për mediat së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa numri i të infektuarve nga COVID 19 po rritet me ritme të larta.

Shqipëri, paralajmërohet ashpërsim i kufizimeve pas përkeqësimit të situatës me COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:38 0:00

Shpërfillja e qytetarëve ndaj rregullave për parandalimin e pandemisë, shihet nga autoritet si një ndër shkaqet e përkeqësimit të situatës. Kryeministri foli për një përforcim të kontrolleve për respektimin e masave sidomos në mjediset tregtare dhe rritje të gjobave. Ai shpjegoi se ekspertët po diskutojnë dhe mundësinë e ashpërsimit të kufizimeve, përfshirë një shtrirje të orarit të ndalim qarkulllimit: “Këto ditë do shikojmë reagimin mbas këtij mesazhi dhe ndërkohë do të përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave dhe për të parë se çfarë mund të bëjmë kufizime të tjera, pa dashur kurrësesi të kthehemi tek kufizimet e forta të vitit të shkuar. Por disa kufizime të tjera jemi duke i studiuar që të kenë impakt minimal ekonomik, por që kenë impakt maksimal në uljen e ndërveprimeve që sjellin rritjen e infektimeve”.

Të dhënat e ofruara nga ministrja Manastirliu flasin për një rritje gati me 50 përqind të incidencës për 100 mijë banorë: “Incidenca dyjavore është 459 raste të reja për 100 mijë banorë, krahasuar me 305 raste për 100 mijë banorë në dy javët e mëparshme. Mesatarja ditore e rasteve shfaqet gjithashtu e rritur dhe vihet re po ashtu një tendencë në rritje e fataliteteve”.

Autoritetet besojnë fort se përkeqësimi i situatës mund të jetë ndikuar dhe nga qarkullimi i varianteve të reja të Koronavirusit, ndonëse ato janë në pritje të konfirmimit nga një laborator i specializuar në Gjermani: “Kemi dyshime të arsyeshme për qrkullimin e varianteve të reja në vend, pasi vërehet një qarkullim më I madh I virusit te grupmoshat e reja. Kemi raste të ri-infektimeve. NJë tjetër arsye që i çon ekspertët në këto dyshime. Dhe sigurisht sa i përket aspekteve të sinjaleve në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ku velrësojnë se kemi të bëjmë me këto dyshime të arsyeshme”, shpjegoi zonja Manastirliu.

Autoritetet nuk kanë dhënë deri më tani ndonjë shifër të rasteve të personave të prekur për së dyti, ndonëse informacionet për ri-infektime po vijnë së fundmi duke u shtuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG