Lidhje

COVID-19 dhe problemet e shëndetit mendor në Ulqin


Mali i Zi, pandemia nxjerr në pah probleme me shëndetin mendor
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Në Mal të Zi një pjesë e popullatës po përjeton probleme të dukshme me shëndetin mendor si pasojë e pandemisë.

Një problem në vete është edhe mungesa e psikologëve dhe trajtimi i pacientëve në gjuhën shqipe, gjë që e bën më të vështirë trajtimin e persona që vuajnë nga këto probleme.

Sipas psikologes së Qendrës së Shëndetit Mendor në Ulqin, zonja Linda Kurt, problemet e shëndetit mendor janë tejet të pranishme në qytetin bregdetar të Ulqinit, ku turizmi është burimi kryesor i të ardhurave të tyre.

Prej një viti nga ndryshimi që shkaktoi pandemia në një vend turistik siç është Ulqini, mbyllja e shkollave, situata ekonomike ku shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe pa të ardhura ka ndikuar në rritjen e faktorëve që shkaktojnë shqetësime të shëndetit mendor, siç është rritja e ankthit dhe frikës dhe stresi bëhet dominues”.

Kjo situatë sipas saj ka shkaktuar pasiguri dhe frikë të madhe tek popullata, shumica e të cilëve po kërkojnë ekspertizë psikologjike për t'i trajtuar problemet e tyre.

Tek popullata jonë vërehet një frikë për të ardhmen dhe kësisoj shtohet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë psikologjike duke marrë pjesë në seanca psikoterapie. Këto janë raste që paraqiten për herë të parë tek një pjesë e popullatës dhe nuk kanë qenë aq të pranishme më parë”, vë në dukje psikologia Kurt.

Një problem në vete, sipas saj është mungesa e psikologëve dhe trajtimi i pacientëve në gjuhën shqipe.

Nga prilli i vitit të kaluar është vënë në funksion linja ku qytetarët mund të kontaktojnë dhe të marrin një mbështetje psikologjike dhe një konsultë profesionale nga të angazhuarit në këtë profesion. Problem në vete është trajtimi psikologjik i popullatës shqiptare në gjuhën amtare. Sipas të dhënave në tërë Malin e Zi janë dy psikologë që punojnë në këtë gjuhë dhe veprojnë vetëm në Ulqin,” tha zonja Kurt.

Njohësit e kësaj problematike mendojnë se institucionet duhet të angazhohen dhe t'i japin më shumë rëndësi shëndetit mendor dhe veçanërisht profesionit të psikologut, i cili shihet si i domosdoshëm në fazat e ardhshme të pandemisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG