Lidhje

Afganët të shqetësuar për tërheqjen e trupave të huaja


Afganët të shqetësuar për tërheqjen e trupave të huaja
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët fillojnë zyrtarisht tërheqjen e trupave nga Afganistani, frika e dhunës në rritje dhe e kthimit të talebanëve në pushtet po shqetëson shumë afganë. Ayesha Tanzeem e Zërit të Amerikës ka përgatitur kronikën nga Kabuli.

Një tjetër ditë e zakonshme për Noor Ahmed në Kabul. Ai po gatuan ushqime tradicionale, me shpresën për t’i shitur për iftar, prishja e agjerimit gjatë Ramazanit. Atij nuk i intereson nëse forcat e huaja qëndrojnë ose largohen.

“Tërheqja nuk do të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Asnjë amerikan ose i huaj nuk blen ushqimin tim, vetëm afganët e blejnë. Deri tani, gjithçka po shkon si zakonisht”,tha për Zërin e Amerikës banori i kryeqytetit afgan.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë filluar tërheqjen e forcave nga Afganistani dhe dorëzimin e operacioneve tek homologët afganë.

Disa si Ahmadi janë indiferentë. Por tërhqja e forcave ka tronditur segmente të tëra të shoqërisë.Mehbooha, banore e kryeqytetit Kabul, është një nga shumë gratë e reja që kanë parë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre pa talebanët. Në një bisedë për Zërin e Amerikës në Kabul ajo shprehu shqetësimin që kanë gratë afgane për të ardhmen e vendit.

“Tani, të gjitha gratë afgane janë shumë të shqetësuara. Ne dëshirojmë që bashkësia ndërkombëtare të bëjë diçka për të na mbrojtur. Kemi frikë se e kaluara do të kthehet.”

Në të kaluarën talebanët sundonin Afganistanin dhe gratë kishin pak të drejta. Që nga ajo kohë, ai vend ka bërë përparime të mëdha. Në Afganistanin e ri, ekziston media dhe ka mënyra të ndryshme argëtimi. Një numër i madh të rinjsh janë arsimuar nëpër kolegje dhe gratë kanë të drejtë të punojnë.

Komuniteti ndërkombëtar ka premtuar të qëndrojë i angazhuar pas tërhqejes së forcave të huaja. Por gjatë vitit të kaluar talebanët shtuan sulmet ndaj qeverisë afgane dhe forcave të sigurisë. Gjithashtu negociatat e paqes mes talebanëve dhe qeverisë afgane kanë ngecur.

Besimi është i ulët ndaj forcave afgane të sigurisë dhe aftësisë së tyre për të frenuar talebanët.Shumë njerëz, përfshirë zyrtarë të lartë amerikanë, druhen se luftimet do të intensifikohen dhe qytetet mund të bien në dorën e talebanëve.

Qeveria po përpiqet të zbutë shqetësimet. Ditë më parë, lejoi mediat që të vizitojnë bazën e forcave operacionale gjatë një stërvitje me armë zjarri dhe makineri të rëndë. Gjenerali Haibatullah Alizada, komandant forcat speciale afgane tha për Zërin e Amerikës se ushtria është e gatshme të përballet me sfidat.

“Presim të njëjtën gjë, luftime intensive, por ne jemi të gatshëm për këtë. Është vendi ynë. Do të luftojmë deri në fund dhe do t’i eleminojmë këta terroristë nga Afganistani.”

Fjalë të rrepta, që shumë njerëz, kryesisht të rinjtë, thonë se ofrojnë pak ngushëllim. Shumë thonë se, madje edhe një marrëveshje politike e negociuar me talebanët ka të ngjarë të çojë në humbjen e të drejtave të fituara gjatë dy dekadave.

Në rastin më të keq, ata kanë frikë tek rikthimi i viteve 1990, kur një luftë e përgjakshme civile shumëvjeçare çoi në pushtimin e Kabulit nga talebanët.

Ndërsa njerëzit vazhdojnë jetën e tyre të përditshme, duke bërë pazarin për Bajram, normaliteti i jashtëm duket se fsheh nervozizmin e një vendi të shqetësuar për të ardhmen e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG