Lidhje

Dita Botërore e Popullsisë


Ndërsa Kombet e Bashkuara shënuan Ditën Botërore të Popullsisë më 11 korrik, ekspertët thonë se nuk ka një shifër të përsosur të popullsisë dhe se novacioni njerëzor do të vazhdojë të përballojë rritjen e numrit të njerëzve që jetojnë në Tokë.

Dita Botërore e Popullsisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

U desh një kohë e gjatë, pjesa më e madhe e historisë së njerëzimit, që numri i banorëve të botës të arrinte në një miliard. Por, sipas të dhënave të OKB-së dhe organizatave të tjera, gjatë 200 viteve të fundit, kjo shifër është rritur shtatë herë. Bota tani ka rreth 7.7 miliardë banorë dhe ekspertët parashikojnë që deri në fund të shekullit numri i banorëve do të arrijë në mbi 11 miliardë.

“Mbi të gjitha, suksesi i jashtëzakonshëm në shëndetin global ka qenë kontribuuesi kryesor në këtë rritje. Ky është një nga përfitimet e mëdha të zhvillimit. Ndërsa shëndeti i njeriut është përmirësuar dhe vdekshmëria ka rënë, ka patur një rritje të jashtëzakonshme të popullatës së botës”, thotë ekspertja e Fondit të OKB-së për Popullsinë, Rachel Snow.

Fondi i OKB-së për Popullsinë ndjek prirjet demografike dhe punon me qeveritë në të gjithë botën për hartimin e planeve të tij. Ekspertët e fondit thonë se ka një nevojë të madhe për të menaxhuar urbanizimin, pasi më shumë se gjysma e popullsisë së botës tani jeton në qytete dhe zonat përreth tyre.

Ekspertë të tjerë kanë bërë thirrje për hartimin e planeve të migrimit ndërkombëtar.

Sipas OKB-së, numri i madh i njerëzve gjithashtu mund të luaj një rol në ndryshimin e klimës, por kjo çështje është komplekse.

"Bota në zhvillim është përgjegjëse për një pjesë shumë të vogël të emetimit të gazeve të dëmshëm, kështu që fokusimi tek lindshmëria, apo mungesa e planifikimit familjar në vendet në zhvillim dhe sugjerimi, se kjo ndikon tek ndryshimet klimatike, është një justifikim për të shmangur përgjegjësinë e pjesës së zhvilluar të botës dhe modeleve të saj të konsumit", thotë ekspertja Rachel Snow.

Rënia e numrit të lindjeve në nivel ndërkombëtar gjatë pandemisë së Covid-19 do të tejkalohet thonë ekspertët. Ata argumentojnë se qasja në kujdesin shëndetësor për gratë do të ndihmojë në rregullimin e ritmit të rritjes së popullsisë.

“Kur njerëzit janë në gjendje të kenë numrin e fëmijëve që ata duan, ajo që shohim është se në përgjithësi me kalimin e kohës njerëzit kanë prirje të kenë më pak fëmijë. Pjesërisht për shkak të nevojës për të investuar më shumë tek fëmijët. Për shembull, kostoja e kujdesit për fëmijët është rritur së bashku me koston e arsimit”, thotë ekspertja Rachel Snow.

Ndërkohë, shumë demografë thonë se nuk ka një shifër të përsosur të popullsisë dhe se novacioni njerëzor do të vazhdojë të përballojë rritjen e popullsisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG