Lidhje

Ndotja e lumenjve nga mbeturinat dhe ujërat e zeza në Shkodër


Shqipëri: Ndotja e lumejve nga mbeturinat dhe ujërat e zeza
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Shqipëri: Ndotja e lumejve nga mbeturinat dhe ujërat e zeza

Shkodra është një nga qytetet e Shqipërisë që rrethohet nga ujërat e lumenjve Buna, Drin dhe Kir si dhe nga ato të Liqenit të Shkdorës, i cili është edhe më i madhi në Ballkan. Por kjo pasuri natyrore e qytetit, sipas drejtuesit te shoqatës mjedisore “Eko Mendje”, Mirsad Basha, vazhdon prej vitesh të ndotet nga hedhja e mbeturinave, inerteve, por edhe shkarkimi i ujërave të zeza të qytetit, duke dëmtuar ekosistemin natyror si dhe jetesën e vetë banorëve.

“Për fatin e keq, prap mbas shumë viteve vazhdon e njëjta situatë me Liqenin e Shkodrës, me Lumin Buna, me Lumin Kir. Çdo lum është kryer në një kosh mbeturinash. Gjithashtu, jemi në pjesën e Lumit Buna ku shkarkimet e ujërave të zeza të qytetit janë duke e përkeqësu çdo dtë e më tepër gjendjen e këtij lumi deri në derdhjen e tij në det”.

Ujërat e zeza të qytetit të Shkodrës shkarkohen vetëm pak metra larg urës së vjetër të Bunës duke ndotur gjithë bregun e fshatrave të Nënshkodrës, që shrihen në të dy anët e lumit, në një gjatësi prej rreth 40 kilometrash. Njësia administrative “Ana e Malit”, me 10 fshatrat e saj dhe me rreth 6 mijë banorë, sipas drejtuesit të shoqatës “Ana e Malit”, Ruzhdi Podës, është e para që preket nga ndotjet që sjell me vete Lumi Buna.

“Të gjithë ato plastika dhe mbeturina janë helme dhe fusha e Oblikës, në Anë të Malit, është e mbjellur me perime, me pemë, me drithëra. Ato ndikojnë jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por edhe në helmimin e këtyre ushqimeve, që Ana e Malit është e para që furnizon qytetin e Shkodrës”.

Prej 25 vitesh autoritetet vendore, por edhe ata qendrore, kanë përsëritur premtimin për ngritjen e një impianti të pastrimit të ujërave të zeza të qytetit për të shmangur ndotjen e Lumit Buna, premtim ky që, sipas shoqatës mjedisore “Eko Mendje’, vazhdon të jetë i pambajtur.

“Janë bërë me dhjetëra premtime për zgjidhjen e këtij problemi. Një organizatë vullnetarë nuk mundet gjithëmonë me zgjidh problemet e natyrës, por duhen edhe institucionet, edhe qeverisjet vendore dhe qendrore për t’i zgjidhë. Ne zërin e kemi ngrit, kemi bërë thirrje të ndryshme. Shpresojmë për një impiant të ujërave të zeza në liqen, por edhe monitorimin e tij si dhe, pse jo, krijimin e një policie mjedisore për vendosjen e gjobave ndaj bizneseve që ndotin natyrën”.

Thuajse çdo vit, të rinjtë vullnetarë të “Eko Medje” ndërmarrin aksione për pastrimin e bregut të Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, duke synuar ndërgjegjësimin e bizneseve dhe qytetarëve. Megjithatë, sipas shoqatës, kjo nuk mjafton pasi, strukturat shtetërore duhet të jenë më të vetëdijshme mbi rëndësinë e masave për mbrojtjen e mjedisit të përbashkët natyror.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG