Lidhje

Udhëtimi i suksesshëm në hapësirë i miliarderit Bezos 


Billionaire businessman Jeff Bezos and pioneering female aviator Wally Funk emerge from their capsule after their flight aboard Blue Origin's New Shepard rocket on the world's first unpiloted suborbital flight near Van Horn, Texas, U.S., July 20, 2021 in

Anija hapësinore Blue Origin dhe themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos udhëtuan drejt hapësirës të martën, së bashku me njerëzit më të vjetër dhe më të rinj në botë që kanë udhëtuar ndonjëherë në hapësirë. Udhëtimi i zotit Bezos pason udhëtimin nënorbital të javës së kaluar nga Richard Branson i kompanisë Virgin Galactic. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Laurel Bowman, dy miliarderët po inkurajojnë kështu një epokë të turizmit hapësinor dhe eksplorimit.

Udhëtimi i suksesshëm në hapësirë i miliarderit Bezos
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Ata u kthyen pas një fluturimi historik nënorbital ku merrte pjesë njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, personi më i moshuar që shkon në hapësirë, 82-vjeçarja Mary Wallace "Wally" Funk, dhe personi më i ri, 18-vjeçari Oliver Daemen.

Themeluesi i kompanisë Blue Origin, Jeff Bezos, vëllai i tij dhe ekuipazhi u nisën nga Teksasi perëndimor të martën. Raketa New Shepard mori emrin e astronautit të parë të Amerikës dhe fluturimi u bë në 52-vjetorin e uljes së Apollo 11 në Hënë.

Në një udhëtim që zgjati afërsisht 10 minuta, zoti Bezos dhe ekuipazhi i tij arritën një lartësi prej 65 miljesh dhe përjetuan 3 minuta pa gravitet, përpara një uljeje që ekspertët teknikë e përshkruan si të ulesh në një karrige të butë. Ndoshta nuk ishte plotësisht kështu.

"Pjesa më domethënëse për mua ishte pamja e Tokës dhe atmosferës së saj. Çdo astronaut, çdokush që ka qenë në hapësirë, thotë se kjo i ndryshon. E shikojnë dhe mahniten nga Toka, nga bukuria dhe brishtësia e saj”, tha zoti Bezos.

“Unë dua të të falënderoj, sepse ti ma bëre të mundur. Kam qenë duke pritur për një kohë të gjatë që të shkoj më në fund atje lart”, tha pionerja e aviacionit Mary Wallace "Wally" Funk.

Udhëtimi i zotit Bezos pason udhëtimin e suksesshëm në hapësirë të javës së kaluar nga miliarderi i kompanisë Virgin Galactic, Richard Branson.

“Dikur isha një fëmijë me një ëndërr, me sytë nga yjet. Dhe tani unë jam një i rritur në një anije kozmike që kthehem në Tokën tonë të bukur. I them brezit tjetër të ëndërrimtarëve: nëse ne mund ta bëjmë këtë, thjesht imagjinoni se çfarë mund të bëni ju", tha zoti Branson.

Disa i kanë kritikuar fluturimet si udhëtime argëtimi për të pasurit. Por para fluturimit, zoti Bezos tha se udhëtimi i tij kishte një qëllim.

“Ajo që ne shpresojmë të bëjmë është të hapim rrugën për në hapësirë në mënyrë që brezat e ardhshëm, ndoshta Oliveri dhe brezi i tij, të jenë në gjendje të bëjnë gjëra të mahnitshme në hapësirë, nëse ushtrohemi me mjetet e ripërdorshme. Pra, ky është qëllimi i vërtetë”, tha zoti Bezos.

Dhe shumë analistë thonë se konkurrenca ndërmjet kompanive të udhëtimit në hapësirë ul kostot e nisjes. Ata thonë se në fund të fundit kjo nxit kërkimin shkencor dhe eksplorimin e hapësirës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG