Lidhje

Të apasionuara pas motoçikletave 


Lidia Reyes nga Los Anxheles i Kalifornisë e ka pasion të ngasë motorin e saj Harley Davidson. Ajo ka themeluar një grup jofitimprurës të quajtur "Vajzat Motoçikliste" dhe ëndërron të bëhet mekanike profesioniste motorësh. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot foli me motoçiklisten Reyes dhe gra të tjera që si ajo kanë pasion për motorët.

Të apasionuara pas motoçikletave
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Kanë kaluar 15 vjet që kur Lidia Reyes përfundoi me rezultate të shkëlqyera klasat e saj të motoçikletës. Ajo thotë se ndjehet e lirë kur nget motoçikletën.

"Kur fillon të mësosh të ngasësh dhe e mposht frikën, kjo të ndihmon me kalimin e viteve. Ndjesia për mua ishte se nëse mund të ngas motorin, mund të bëj gjithçka tjetër !”

Reyes thotë se ajo mësoi gjithashtu të luftojë paragjykimet gjinore në një botë ku gratë motoçikliste janë të pakta. Ajo ka mbështetjen e plotë të bashkëshortit të saj.

"Klubet e motoçiklistëve duket janë një botë burrash. Dhe gratë duhet të jenë në hije, të bëjnë ç’tu thonë burrat. Unë e shikoj ndryshe. Nëse janë të afta për ta bërë, pse jo?" thotë Edgar Reyes.

Lidia e bleu motorin e saj të parë Harley Davidson në vitin 2013, pas lindjes së fëmijëve të saj dhe e modifikoi atë kryesisht vetë. Sot ajo po mendon të bëhet një mekanike profesioniste motoçikletash.

Pasioni i saj për motoçikletën ishte aq i fortë, sa ajo themeloi një klub të quajtur “Vajzat Motoçikliste”. Ajo thotë se është një klub ku gratë si ajo – pa paragjykime dhe që u pëlqen shpejtësia - mbështesin njëra-tjetrën ndërsa ndajnë pasionin e tyre.

"Ke një mjet që e kontrollon plotësisht. Motoçikleta bën gjëra të mrekullueshme dhe ti e kontrollon. E nget atë dhe shkon ngado, ke fuqinë të ngadalësosh, ke fuqinë ta ngasësh me shpejtësi - është një liri e jashtëzakonshme! " thotë Vanessa Flores.

"Kur jam duke i dhënë motoçikletës, nuk shqetësohem për asgjë, nuk shqetësohem për shtëpinë, nuk shqetësohem për fëmijët, nuk shqetësohem se duhet të gatuaj, çfarë më duhet - a duhet të laj rroba apo enë - asgjë nga këto! // Kur jam mbi motoçikletë jam vetvetja! Nuk jam grua, nuk jam nënë – jam vetëm unë! " thotë Susy Romo.

"Ndjehem shumë krenare për veten time që jam hispanike dhe jam një grua e pavarur dhe kam biznesin tim dhe jam në gjendje t'i përballoj këto gjëra për veten time, duke qenë se e kam filluar nga varfëria ", thotë Mayra Martinez.

Këto gra thonë se sado të ndryshme janë, kur ngasin motoçikletën, ndajnë ndjesi të përbashkëta - fuqi, liri dhe pavarësi.

XS
SM
MD
LG