Lidhje

Ditari - Amb. Yuri Kim: Ata që habiten nga vendimi për Berishën, nuk tregohen të sinqertë


Ditari - Amb. Yuri Kim: Ata që habiten nga vendimi për Berishën, nuk tregohen të sinqertë
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:59 0:00

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim komenton në një intervistë për Zërin e Amerikës, zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha për të lënë jashtë grupit palamentar ish-drejtuesin e kësaj partie si dhe ish kryeministrin Sali Berisha. Zonja Kim flet gjithashtu dhe për pritshmëritë ndaj qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama, reformën në drejtësi si dhe rolin e SPAK-ut. Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës zhvillojnë mbledhjen e parë të përbashkët mes tyre. Në takimin e zhvilluar në Shkup u nënshkruan marrëveshje që trajtojnë çështje të infrastrukturës, lehtësimin të bashkëpunimit ekonomik e projekte ndërkufitare. Gjatë një dëshmie para Kongresit katër gjimnaste amerikane ngritën akuza të ashpra ndaj Federatës Kombëtare të Gjimnastikës, Komitetit Olimpik dhe Byrosë Federale të Hetimit, se nuk vepruan për t’i mbrojtur nga mjeku i ekipit kombëtar, që abuzonte seksualisht me to.

XS
SM
MD
LG