Lidhje

Ditari - BE riangazhohet për zgjerimin me vendet e Ballkanit, por pa përcaktuar afate


Ditari - BE riangazhohet për zgjerimin me vendet e Ballkanit, por pa përcaktuar afate
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:59 0:00

Drejtuesit e lartë të Bashkimit Europian ripohuan të mërkurën në përfundim të takimit të nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor angazhimin në mbështetje të procesit të zgjerimit. Një angazhim që theksohet dhe në deklaratën e miratuar gjatë këtij takimi, por pa përcaktuar afate kohore se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, u takuan në Slloveni në praninë e Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, takimi i parë mes tyre pas tensioneve në veriun e Kosovës rreth përdorimit të targave të makinave. Kandidati për postin e ambasadorit të ardhshëm në Kosovë Jeffrey Hovenier tha gjatë një séance dëgjimore në Senat për konfirmimin e tij, se pa njohje të ndërsjellë mes Prishtinës dhe Beogradit, rajoni do të mbetet i bllokuar.

XS
SM
MD
LG