Lidhje

Ditari - NATO dëbon 8 diplomatë rusë, dyshohen për spiunazh


Ditari - NATO dëbon 8 diplomatë rusë, dyshohen për spiunazh
please wait

No media source currently available

0:00 0:30:00 0:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se aleanca duhet të veprojë ndaj çdo veprimtarie keqdashëse të Rusisë. Kremlini tha se vendimi minon plotësisht shpresat për normalizim të marrëdhënieve me aleancën. Në Gjykatën e Posaçme të Kosovës për krime lufte me seli në Hagë, nisi sot procesi ndaj ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ata akuzohen ndër të tjera për pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave të tyre si dhe frikësim të dëshmitarëve, akuza që ata i kanë hedhur poshtë. Në Kosovë më 17 tetor mbahen zgjedhjet lokale. Ajo çka vihet re është një mungesë e madhe e përfaqësimit të grave. Nga mbi 160 kandidatë për kryetarë komunash, më pak se 10 për qind e tyre janë gra.

XS
SM
MD
LG