Lidhje

Ditari - Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell humb jetën nga COVID-19


Ditari - Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell humb jetën nga COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:30:00 0:00

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit, vdiq të hënën (18 tetor) në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s. Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht i vaksinuar. Në Kosovë vazhdon numërimi i votave pas procesit zgjedhor të së dielës për pushtetin lokal. Sipas rezultateve paraprake, 21 nga 38 komunat e vendit rezultuan në balotazh. Zgjedhjet u panë si provë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Zgjedhje lokale u zhvilluan edhe në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet paraprake sugjerojnë se rreth gjysma e komunave do të shkojnë në një raund të dytë zgjedhjesh.

XS
SM
MD
LG