Lidhje

Ditari - Kritikët e Erdoganit: Kërkesa për dëbimin e diplomatëve, shpërqendrim nga problemet ekonomike


Ditari - Kritikët e Erdoganit: Kërkesa për dëbimin e diplomatëve, shpërqendrim nga problemet ekonomike
please wait

No media source currently available

0:00 0:30:00 0:00

Të shtunën zoti Erdogan tha se ka urdhëruar që ambasadorët e disa vendeve të shpallen “persona të padëshiruar”, pasi kanë kërkuar lirimin nga burgu të filantropistit Osman Kavala. Ministria e Jashtme turke nuk e ka zbatuar ende udhëzimin e presidentit, një masë që do të krijonte përçarjen më të thellë me Perëndimin në 19 vitet e Erdoganit në pushtet. Në një intervistë për Zërin e Amrikës deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të diskriminohen në Serbi. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë tha të dielën se mbrotja e kufirit është një masë "legjitime", një deklaratë që vjen pasi disa shtete të Bashkimit Evropian i kërkuan Brukselit të paguajë për ngritjen e mureve, për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.

XS
SM
MD
LG