Lidhje

Patriarku Bartolomeu nis takimet në SHBA 


Patriarku Ekumenik Bartolomeu, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë lindorë ka nisur takimet e tij në kryeqytetin amerikan, Uashington, pasi qëndroi për disa orë në një spital në fillim të vizitës së tij 12-ditore në Shtetet e Bashkuara.

Patriarku Bartolomeu nis takimet në SHBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Dioqeza ortodokse njoftoi se shtrimi në spital i Patriarkut Ekumenik Bartolomeu u rekomandua nga mjeku i tij personal si një masë paraprake. Sipas njoftimit, Bartolomeu nuk ndihej mirë për shkak të fluturimit të tij të gjatë dhe orarit të ngjeshur të takimeve.

Bartholomeu foli me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë pas asaj që ai e përshkroi si një takim të ngrohtë dhe produktiv me Presidentin Joe Biden të hënën në mbrëmje.

“Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentit për problemet mjedisore dhe gatishmërinë e tij për të udhëhequr në këtë rrugë. Ne i kemi mbështetur këto përpjekje për 30-vjet dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ju e dini që presidenti do të marrë pjesë në takimin për Ndryshimet Klimatike në Glasgoë pas disa ditësh”, tha ai.

Para takimit me presidentin Biden, Patriarku Bartolomeu u takua gjithashtu me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, i cili falënderoi patriarkun për udhëheqjen e tij mbi ndryshimet klimatike dhe për “fokusin” global që ai ka në këtë çështje, ndërsa udhëhqësit botërorë përgatiten të shkojnë në konferencën e OKB-së për klimën në Skoci.

Bartolomeu është patriarku i Kostandinopojës, me qendër në Turqi. Ai konsiderohet si i pari mes patriarkëve të barabartëve të Kishës Ortodokse Lindore. Kisha Ortodokse është e decentralizuar dhe pjesë të ndryshme të saj drejtohen nga patriarkët e vet.

Të enjten, ai pritet të marrë një vlerësim nga Universiteti “Notre Dame”, një ngjarje që synon të përmirësojë lidhjet ortodokse-katolike, shekuj pasi dy kishat u ndanë në mënyrë vendimtare në vitin 1054 mes mosmarrëveshjeve mbi teologjinë dhe pretendimet papale për supremaci.

XS
SM
MD
LG