Lidhje

Ditari - Kosova në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në garë 21 komuna


Ditari - Kosova në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në garë 21 komuna
please wait

No media source currently available

0:00 0:30:00 0:00

Në Kosovë po mbahet sot raundi i dytë i zgjedhjeve për pushtetin komunal. Mbi një milion e 270 mijë shtetas me të drejtë vote zgjedhin kryetarët e 21 komunave të Kosovës. Autoritetet vendase e ndërkombëtare u bënë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, duke e cilësuar atë si të rëndësishme për të garantuar cilësi jetese gjatë katër viteve të ardhshme. Hakerët sulmuan të shtunën postën elektronike të Byrosë Federale të Hetimit dhe kanë dërguan prej andej me dhjetëra mijëra mesazhe, ku paralajmërohet një sulm i mundshëm kibernetik, bëri të ditur vetë agjencia dhe specialistë të sigurisë. NATO duhet të ndërmarrë "hapa konkretë" për të zgjidhur krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, tha sot kryeministri polak, duke shtuar se Polonia, Lituania dhe Letonia mund të kërkojnë konsultime bazuar në nenin 4 të traktatit të aleancës.

XS
SM
MD
LG