Lidhje

Ditari - Kosovë, debat në parlament për gazsjellësin e refuzuar amerikan


Ditari - Kosovë, debat në parlament për gazsjellësin e refuzuar amerikan
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:59 0:00

Parlamenti i Kosovës debatoi sot mbi arsyet e refuzimit të projektit të Korporatës, Sfidat e Mijëvjeçarit për ndërtimin e një gazsjellësi. Qeveria ka mohuar akuzat e opozitës se me refuzimin e projektit ka dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Në Shqipëri, gjykata e Fierit dha në mungesë masën e sigurisë, arrest me burg për Klodian Çalamanin, personi i cili pranoi se ka vrarë një fëmijë 8 vjeçar në fshatin Greçalli të Fierit. Shkak u bë situata e tensionuar përreth gjykatës. Grupi i Shtatëshes i bëri sot thirrje Bjellorusisë të ndalë atë që e quajti fushatë të orkestruar të imigrimit të paligjshëm në kufirin me disa vende të Evropës. Polonia, njoftoi sot për të tjera përpjekje të imigrantëve për të kaluar kufirin e saj.

XS
SM
MD
LG