Lidhje

Ditari - Basha: Asnjë dilemë për përjashtimin e Berishës


Ditari - Basha: Asnjë dilemë për përjashtimin e Berishës
please wait

No media source currently available

0:00 0:30:00 0:00

Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se Kuvendi i 18 dhjetorit është gjëja e duhur përballë kërcënimit për përçarje që vjen siç tha ai, nga interesat e një individi të shpallur non grata nga aleati strategjik i vendit, Shtetet e Bashkuara. Zoti Basha tha se nuk ka patur asnjë dilemë në vendimin për të lënë jashtë grupit parlamentar demokrat, ish-kryeministrin Sali Berisha. Analistët në Prishtinë, thonë se me formatin aktual të bisedimeve Kosovë Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, vështirë që mund të ketë përparim drejt marrëveshjes. Procesi ka mbetur në vendnumëro, megjithë thirrjet e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë për përparim në këtë drejtim. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi sot doza përforcuese të vaksinave kundër COVID-19, për të gjithë amerikanët në moshë madhore që kanë marrë vaksinën Pfizer dhe Moderna.

XS
SM
MD
LG