Lidhje

Ditari - Fati i tenistes kineze komplikohet më tej pas bisedës me KON


Ditari - Fati i tenistes kineze komplikohet më tej pas bisedës me KON
please wait

No media source currently available

0:00 0:30:00 0:00

Amnesty International paralajmëron Komitetin Olimpik Ndërkombëtar të mos bëhet mbulesë ndaj akuzave për të drejtat e njeriut pas bisedës me tenisten kineze Peng Shuai. Vendndodhja e tenistes u bë një shqetësim ndërkombëtar tre javë më parë, pasi ajo pretendoi se ish-zëvendëskryeministri i Kinës Zhang Gaoli e kishte sulmuar seksualisht. Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës, pas gati dy vjetësh, ka ngritur akuzë për disa ish punonjës të zyrës së urbanistikës dhe Inspektoriatit të Ndërtimit në zonën e Farkës, lidhur me dëmet e shkaktuara në disa objekte nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Në Kosovë qeveria tha se nuk ka hequr dorë nga synimi për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, por ende po bën përgatitje të institucioneve që do të merreshin me zbatimin e plotë dhe funksional të tyre.

XS
SM
MD
LG