Lidhje

Ditari - Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën.


Ditari - Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën.
please wait

No media source currently available

0:00 0:30:00 0:00

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Ai tha se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor, ka të drejtë ta shkarkojë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Presidenti rus Vladimir Putin, tha të enjten se Moska do të vazhdojë t’i ofrojë gaz natyror Serbisë me kushte të favorshme, ndërsa ritheksoi mbështetjen për qasjen e Beogradit ndaj çështjes së Kosovës. Rregullatori Evropian i Barnave autorizon vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer për përdorim tek fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Vendimi vjen ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se numri total i vdekjeve nga koronavirusi në kontinent mund të arrijë në 2 milionë deri në pranverë, nëse nuk merren masa urgjente.

XS
SM
MD
LG