Lidhje

Ditari- Bisedime Biden-Putin mes tensionesh në rritje mbi Ukrainën


Ditari- Bisedime Biden-Putin mes tensionesh në rritje mbi Ukrainën
please wait

No media source currently available

0:00 0:30:00 0:00

Presidenti Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin nisën sot bisedime virtuale mes shqetësimeve në rritje të Perëndimit se Moska po planifikon një sulm të mundshëm ndaj Ukrainës. Presidenti Biden pritet të paralajmërojë homologun e tij rus se vendi i tij mund të goditen me sanksione tejet të ashpra nëse një gjë e tillë ndodh. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shfaqën mospajtime rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është edhe çështja më e vështirë në bisedimet Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve. Një studim i ri thotë se pandemia ka sjellë një rritje të përgjithshme të tensionit të gjakut tek të gjitha grupmoshat. Mjekët në Klinikën Cleveland në Shtetet e Bashkuara studiuan të dhënat tek gati 500 mijë pacientë, përpara dhe gjatë pandemisë.

XS
SM
MD
LG