Lidhje

Vaksinimi në Shqipëri ndaj Covid-19 shkoi në mbi 53 për qind, por mjekët bëjnë thirrje për më shumë imunizim


Në Shqipëri, ministria e shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik po vazhdojnë vaksinimin e popullatës për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19, ndërsa niveli i vaksinimit ka mbërritur deri tani mbi 53 për qind.

Vaksinimi në Shqipëri ndaj COVID-19, mbi 53 për qind
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Megjithatë komunitete të gjera në kryeqytet dhe qendra të tjera ende nuk janë vaksinuar. Autoritetet shëndetësore po u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e komunitetit.

Mjekët në Shqipëri shprehën shqetësimin për nivelin ende të pamjaftueshëm të vaksinimit të popullatës ndaj rreziqeve të Covid-19, ndonëse janë siguruar rezerva të konsiderueshme për të mbuluar me doza të para, të dyta dhe të treta qytetarët mbi 16 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik dhe ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksinimi është i hapur në të gjithë qendrat shëndetësore të përhershme dhe të përkohshme për të gjithë popullatën, si dhe edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, zv.ministre e shëndetësisë, bëri sot thirrje përsëri të rinjve që të besojnë mjekët dhe autoritetet shëndetësore për vaksinat dhe jo lajmet e rreme, që u rrezikojnë shëndetin.

“Përvoja na mësoi se informimi i targetuar nga afër i grupmoshave më të ngushta na ka dhënë më sumë rezultat me vaksinimin. Informacioni i përgjithshëm i shtyn qytetarët drejt lajmeve të rreme, që shtojnë ngurrimin e tyre pr t’u vaksinuar” - thotë zonja Rakacolli.

Deri tani në Shqipëri janë kryer 2 milionë e 670 mijë vaksinime, 1.3 milionë doza të para, 1.2 milionë doza të dyta për person ndërsa ka nisur vaksinimi edhe me dozën e tretë përforcuese gjashtë muaj pas të dytës, kryesisht në qytetarët e moshave mbi 60 vjeç.

Qeveria kontraktoi furnizimin me 1 milionë vaksina të tjera Pfizer gjatë këtij viti dhe 500 mijë të tjera vitin e ardhshëm. Por ngurrimi i qytetarëve për t’u vaksinuar, pohojnë mjekët, lidhet kryesisht me keq-informimin, ndaj nevojitet fushata sqaruese ne grupmosha dhe zona më të ngushta.

Autoritetet shëndetësore kryejnë çdo ditë mbi 2 mijë 500 testime të reja për Covid-19, zbulojnë mesatarisht 400-500 të infektuar rishtas ndërsa humbin jetën 3-5 persona çdo ditë.

Përkundër kësaj, kryhen mesatarisht përditë mbi 3 mijë e 700 vaksinime. Numrat e përgjithshëm të vaksinimeve deri tani janë 58% e popullatës mbi 16 vjeç ka marrë dozën e parë, 53% ka marrë dozën e dytë të vaksinës.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ende po ruan një protokoll të rreptë masash anti-Covid, duke kërkuar mbajtjen e detyruar të maskave në çdo mjedis të mbyllur, ndalon grumbullimet dhe kufizon oraret e lëvizjes.

Pothuaj asnjë qytet nuk konsiderhet zonë e pastër nga Covid dhe kudo në gjithë vendin zbulohen infetime të reja. Në të gjithë vendin janë 7 mijë e 500 pacientë aktivë me COVID19 dhe në spitalet COVID po mjekohen 105 pacientë, 15 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

XS
SM
MD
LG