Lidhje

Forcat ruse vazhdojnë bombardimin e lagjeve të banuara me civilë në Kiev


Rusia bombardoi mbrëmë lagjen Podil të Kievit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave. Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi një qendër tregtare dhe disa shtëpi banimi në lagjen që ndodhet afër qendrës së Kievit.

Të dielën vonë kryeqyteti ukrainas, Kievi, u trondit sërish.

Të paktën tetë persona humbën jetën nga bombardimet që shkatërruan një qendër tregtare në lagjen Pidil, që ndodhet jo shumë larg qendrës së qytetit, njoftoi prokuroria ukrainase.

Forcat ruse vazhdojnë bombardimin e lagjeve të banuara me civilë në Kiev
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

Kryetari i Bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko tha se bombardimet shkatërruan edhe disa shtëpi banimi përreth.

“Ata duan të tmerrojnë njerëzit, por nuk do t’ia dalin. Ukrainasit nuk frikësohen. Këto veprime nxisin më shumë urrejtje dhe ushqejnë dëshirën për të luftuar kundër agresorit, që sulmon gratë dhe fëmijët tanë“, tha zoti Klitchko nga vendi i ngjarjes.

Në disa pamje të filmuara me dron mëngjesin e së hënës, shihet shkalla e dëmeve dhe fuqia e bombardimeve. Banorët e Kievit përshkruajnë tmerrin që përjetuan.

“Fillimisht dëgjova një shpërthim të madh. Unë jetoj përballë qendrës. Shpërthimi i fuqishëm më hodhi nga shtrati”, thotë Dima Stepanenko, banor i lagjes Podil në Kiev.

"E kam të vështirë të flas sepse vajza ime punon aty. Ajo ishte dje në punë, disa orë para se të ndodhte sulmi mbrëmjen e djeshme”, thotë Valentina Timofeevna, banore e Kievit.

"Rusia godet me raketa duke shkaktuar dëme të mëdha në qendrën tregtare dhe shtëpitë tona të banimit. Duhet t’i tregohet botës se këtu nuk ka ndonjë ndërtesë strategjike ushtarake siç thonë rusët”, tha Mylola Medinskiy, kapelan i ushtrisë ukrainase.

Trupat ruse kanë bombarduar Kievin për katër javë rresht, në përpjekje për të rrethuar qytetin, ku para fillimin të luftimeve jetonin gati tre milionë banorë.

Sulmi rus mbi fqinjin e saj ka shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe ka ngjallur frikën e mundësisë së një përballje më të gjerë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas Kombeve të Bashkuara mbi 900 civilë kanë humbur jetën, por numri i saktë i viktimave civile besohet të jetë shumë më i madh.

Agjencia për refugjatët e OKB-së thotë se 10 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë rreth 3.4 milionë që kanë ikur në drejtim të vendeve fqinje si Polonia.

XS
SM
MD
LG