Lidhje

Ditari - Suedia, Finlanda pritet të bëjnë kërkesë zyrtare për t'u anëtarësuar në NATO brenda muajit


Ditari - Suedia, Finlanda pritet të bëjnë kërkesë zyrtare për t'u anëtarësuar në NATO brenda muajit
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Forcat ruse godasin me raketa portin e Odesës, me sa duket për të ndërprerë rrugët e furnizmit të Ukrainës me armë. Kongresi amerikan pritet të votojë sot për të autorizuar 33 miliardë dollarë ndihma të tjera për Ukrainën. Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë sot se janë të pafajshëm pas akuzave të reja ndaj tyre të ngritura nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës në Hagë. Në Shqipëri nis sot procesi për zgjedhjen e presidentit të ri. Votimi i parë në parlament pritet të zhvillohet më 16 maj. Po në Shqipëri, ekspertë dhe aktivistë mjedisorë ngrenë këmbana alarmi për resortet e miratuara nga qeveria si investime strategjike brenda zonave të mbrojtura natyrore. Ministri austriak për Evropën, që ndodhet në Shkup shprehet optimist për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që kanë bllokuar përparimin e këtij vendi, si dhe të Shqipërisë, për fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG