Lidhje

Ditari - Përdhunimi si mjet lufte, ekspozitë në Nju Jork me foto nga Kosova


Ditari - Përdhunimi si mjet lufte, ekspozitë në Nju Jork me foto nga Kosova
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miraton ndihma të reja ushtarake dhe ekonomike prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, 7 miliardë më shumë sesa kishte kërkuar Presidenti Biden. Senati pritet ta miratojë ndihmën këtë javë. Në Tiranë, kryeministri Rama i bëri sërish thirrje SPAK-ut që të hetojë ish kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA për “korrupsion madhor”, e po ashtu edhe gjyqtarët e prokurorët e përjashtuar nga procesi i vettingut. Komentet e tij janë kritikuar si trysni politike ndaj drejtësisë. Zoti Rama i mohon këto kritika. Në Nju Jork, u hap ekspozita "Një grua duke qarë: Gratë dhe Lufta”, e fotoreporteres së njohur Marissa Roth, që trajton temën e dhunës dhe përdhunimit si mjete lufte. Një pjesë e madhe e fotografive të ekspozuara janë realizuar në Kosovë.

XS
SM
MD
LG