Lidhje

Ditari - Biden: SHBA do të përgjigjet ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin


Ditari - Biden: SHBA do të përgjigjet ushtarakisht nëse Kina sulmon Tajvanin
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht nëse Kina do ta sulmonte Tajvanin. Kështu deklaroi Presidenti Joe Biden gjatë një konference për shtyp në Tokio, kur u pyet nga gazetarët për të qartësuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. Në Tiranë kërkesa e ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka që mes dy vendeve të mund të diskutohej në të ardhmen dhe mbi të drejtat e pronësisë së komunitetit çam mori një përgjigje me tone kërcënuese nga homologu i saj grek Nikos Dendias. Ai foli për një çështje që nuk ekziston dhe që si e tillë do kishte pasoja të shumëfishta në rrugëtimn europian të Shqipërisë. Një gjykatë në Ukrainë dënoi me burgim të përjetshëm ushtarin 21 vjeçar rus nën akuzat për vrasje të civilëve, në rastin e parë të gjykimit të krimeve të luftës, që kur Moska sulmoi Ukrainën 3 muaj më parë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për sanksione "maksimale" kundër Rusisë gjatë një fjalimi virtual në ditën e parë të mbledhjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

XS
SM
MD
LG