Lidhje

Kaliforni, lugina e litiumit përgatitet për një të ardhme me energji të pastër


FILE - A dried up portion of the Salton Sea stretches out with a geothermal power plant in the distance in Niland, Calif., July 15, 2021. Lithium can be extracted from geothermal wastewater around the rapidly shrinking body of water.
FILE - A dried up portion of the Salton Sea stretches out with a geothermal power plant in the distance in Niland, Calif., July 15, 2021. Lithium can be extracted from geothermal wastewater around the rapidly shrinking body of water.

Litiumi është ndër përbërësit kryesorë në bateritë e makinave dhe sistemet e depozitimit të energjisë, dhe zyrtarët e Kalifornisë shpresojnë që shteti i tyre të bëhet një prodhues kryesor i tij. Guvernatori Gavin Newsom ka thënë se dëshiron që Kalifornia të bëhet "Arabia Saudite e litiumit". Por, siç njofton nga Lugina e Litiumit në Kaliforni korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O'Sullivan, banorët e një komuniteti kërkojnë fillimisht disa garanci.

Reagime pas vasjes së fëmijëve në një shkollë në Teksas
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:27 0:00

Njëmbëdhjetë centrale gjeotermike funksionojnë pranë një liqeni të kripur në shkretëtirën e Kalifornisë.

Kompania australiane "Controlled Thermal Resources" do të shtojë edhe një tjetër central që prodhon energji duke përdorur ujin e ngrohtë nga nëntoka. Krahas substancave të tjera do të nxirret edhe një metal i çmuar.

"Duke ulur temperaturën e ujit të kripur, prodhojmë energji të rinovueshme 24 orë në ditë, nxjerrim litiumin dhe minerale të tjera", thotë Rod Colwell, drejtor i kompanisë "Controlled Thermal Resources".

Litiumi është përbërës jetik për bateritë moderne elektrike.

Është i pranishëm në shtresën e jashtme të tokës, thotë një analist i kësaj industrie.

"Ka me bollëk edhe këtu në Shtetet e Bashkuara. Nuk përbën sfidë vetëm gjetja dhe nxjerra e tij, por edhe purifikimi", thotë Chris Berry, president i kompanisë "House Mountain Partners".

Tre kompani, ndër to edhe Berkshire Hathaway Energy, po testojnë se si ta nxjerrin dhe ta purifikojnë litiumin nga uji i kripur nëntokësor.

Secila kompani përdor teknologjinë e saj në një mjedis të mbyllur që nuk dëmton mjedisin.

Shumica e litiumit të botës tashmë vjen nga Bolivia, Argjentina dhe Kili, ku avullon në pishina që krijojnë probleme mjedisore, si ndotje të tokës dhe mbetje toksike.

Ose nga Australia dhe Kina, ku mblidhet nëpërmjet gërmimit minerar.

"Ka më shumë kuptim ta nxjerrim litiumin këtu në Shtetet e Bashkuara, ku kemi rregulla të forta mjedisore dhe kështu nuk e dëmtojmë mjedisin", thotë Michael McKibben, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Riverside.

Administrata e Presidentit Biden shpreson të sigurojë furnizimin për Shtetet e Bashkuara, në një treg të dominuar nga Kina.

Prodhimi komercial i litiumit mund të fillojë në Detin Salton për dy deri në katër vite, me potencialin për t'u zgjeruar në mënyrë që të plotësojë pjesën më të madhe të kërkesave të Amerikës, thonë gjeologët.

"Nëse arrin në 400 mijë tonë metrikë në vit karbonat litiumi, kjo është e barabartë me prodhimin e tanishëm botëror", thotë zoti McKibben.

Ndërsa vazhdojnë të rriten çmimet e litiumit, perspektiva e vendeve të reja të punës është tërheqëse, thotë drejtuesi i një organizate jofitimprurëse, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Luginës së Litiumit.

Por, ai do që kompanitë energjitike të zotohen me shkrim për atë çfarë do të përfitojë komuniteti rural.

"Qoftë për ujin, ajrin, tokën, mineralet dhe shumë gjëra të tjera. Nuk po marrim në këmbim një investim për komunitetet tona", thotë Luis Omeldo, drejtor ekzekutiv i organizatës "Comite Civico del Valle".

Nëse teknologjia që po testohet tani do të funksionojë sipas planit, kjo luginë në shkretëtirë mund të shndërrohet në një pikë kyçe të ekonomisë së gjelbër, duke prodhuar energji, litium, dhe madje edhe bateri, në një pjesë të izoluar të Shteteve të Bashkuara që mund të rezultojë jetësore për të ardhmen energjitike të vendit.

XS
SM
MD
LG