Lidhje

Bashkëpunimi ndërkufitar Ulqin-Shkodër në sektorin e turizmit


Bashkëpunimi ndërkufitar mes Ulqinit dhe Shkodrës

Bashkëpunimi ndërkufitar mes Ulqinit dhe Shkodrës përmes projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit”, që u mbajt në Ulqin, krijon mundësi të shumta në punësimin e të rinjve në dy anët e kufirit. Këto projekte vlerësohen si shumë të rëndësishme, sidomos në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe në cilësinë e jetës në të dyja anët e kufirit.

Bashkëpunimi Ulqin-Shkodër në sektorin e turizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:03 0:00

Panairi ndërkufitar i të rinjve nga Ulqini dhe Shkodra për rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit, përgatitë nxënës të shkollave të mesme nga kjo zonë kufitare për të realizuar praktikat e punës në kuadër të projektit.

Përfaqësuesi i shoqatës mbi zhvillimin e shoqërisë civile, “Horizonti i Ri”, Nazif Veliçi, që në partneritet me organizatën World Vision Albania po e realizojnë këtë projekt, tha se të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra kanë bërë kurse trajnimi për 18 muaj.

“Kemi punuar plotë 18 muaj me të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra ku janë fuqizuar për kompetencat e sipërmarrjes sociale. Kanë kaluar kurse profesionale dhe janë përgatitur për tregun e punës. Gjatë verës kanë ushtruar edh punë publike në ndërmarrjet lokale. Edhe gjatë kësaj vere ata do të punojnë dhe do të angazhohen nëpër ndërmarrjet dhe subjektet e ndryshme hoteliere. Brenda këtij projekti ata kanë arritur kompetenca të mjaftueshme që të jenë konkurrent në tregun e punës, qoftë në Shkodër apo Ulqin”, tha zoti Veliqi.

Bashkëorganizatorja e aktivitetit nga organizata "World Vision Albania", zonja Mirela Sokoli, vë në dukje, rëndësinë e bashkëpunimit mes të rinjve nga Shkodra dhe Ulqini në gjetjen e mundësive për punësimin e tyre.

“Aktiviteti i sotëm është një panair ndërkufitar mes Ulqinit dhe Shkodrës, dy qytete fqinje që kanë pasur marrëdhënie të vazhdueshme me njëri tjetrin dhe janë dy qytete që njihen edhe për zhvillimin e turizmit. Në këto qytete pothuajse prej 22 muajsh po implementohet një projekt që financohet nga BE-së, i cili synon aftësimin e të rinjve për tregun e punës. Edhe në panairin ndërkufitar të rinjtë sjellin punimet e tyre. Ideja është që në këtë panair do të ketë edhe punëdhënës që do të vlerësojnë aftësitë e këtyre të rinjve”, tha zonja Sokoli.

Zonja Milana Daboviç nga Qendra e Arsimit Profesional të Malit të Zi e vlerëson realizimin e këtij projekti që ka të bëjë me punësimin dhe promovimin e turizmit.

“Duke ditur se të gjitha projektet kanë ndikimin e tyre, veçanërisht projekti i bashkëpunimit ndërkufitar është më se frytdhënës përveç faktit se janë edhe kufitare edhe turistike. Punësimi dihet që është pikë e dobët për të gjithë në Ballkan, por është edhe pikë bashkëpunimi. Është ajo pika e përbashkët nga Shqipëria, Mali i Zi e posaçërisht të të rinjve nga Ulqini dhe Shkodra”, tha zonja Daboviç.

Bashkëpunimi ndërkufitar midis Ulqinit dhe Shkodrës krijon mundësi të shumta dhe hapësira të reja në përmirësimin e standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën kufitare.

XS
SM
MD
LG