Lidhje

Raporti i Departamentit të Shtetit për liritë fetare në botë


Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për Kongresin lidhur me lirinë fetare në botë, duke veçuar Kinën, Rusinë, Mianmarin, Afganistanin, Indinë, Pakistanin dhe vende të tjera, për shkelje të rënda.

Raporti i Departamentit të Shtetit për liritë fetare në botë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:14 0:00

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ambasadori Rashad Hussain prezantuan të enjten raportin vjetor mbi liritë fetare në botë, duke përmendur Kinën si një nga shkelësit kryesorë të të drejtave themelore gjatë vitit 2021.


“Kina vazhdon gjenocidin dhe shtypjen e ujgurëve kryesisht myslimanë dhe grupeve të tjera të pakicave fetare. Që nga prilli i vitit 2017, më shumë se 1 milion ujgurë, kazakë etnikë, turq dhe të tjerë janë dërguar në kampet e internimit në Xinjiang”.

Pekini i ka kundërshtuar akuzat duke thënë se kampet masive janë qendra profesionale trajnimi. Zoti Blinken tha se qeveria komuniste kineze gjithashtu vazhdoi shtypjen e budistëve tibetianë. Ai përmendi Iranin, Mianmarin, qeverinë talebane në Afganistan dhe kundërshtarë të tjerë të Shteteve të Bashkuara për shkelje të rënda. Rusia është gjithashtu në listë, tha ambasadori Rashad Hussain.

Rashad Hussain
Rashad Hussain

“Pas përcaktimit të saj për herë të parë vitin e kaluar si një vend i një shqetësimi të veçantë, Rusia ka dyfishuar shkeljet e lirisë fetare, në vend që të ndryshojë kurs. Në mënyrë të vazhdueshme, gjykatat ruse arrijnë kufij të rinj me dënime të tepruara ndaj individëve që ushtrojnë liritë e tyre fetare. Autoritetet ruse bastisin qindra shtëpi të të dyshuarve për ekstremizëm, shpesh të shoqëruara me dhunë”.

Zoti Blinken tha se në demokracinë më të madhe në botë, në Indi, ka patur një rritje të sulmeve ndaj njerëzve në objektet fetare. Ambasadori Hussain tha se veprimet e zyrtarëve lënë për të dëshiruar.


“Në Indi, disa zyrtarë po injorojnë ose madje po mbështesin sulmet në rritje”.

Në të kaluarën, udhëheqësit indianë kanë kundërshtuar me forcë çdo kritikë amerikane për sulme kundër pakicave fetare në vendin e tyre.

Kryediplomati Blinken kritikoi ashpër rivalin historik të Indisë, Pakistanin, duke thënë se vitin e kaluar të paktën 16 persona u dënuan me vdekje nën akuza për blasfemi, megjithëse asnjë nuk është ekzekutuar.

XS
SM
MD
LG