Lidhje

Ruajtja e kulturës ukrainase


UNESCO ka verifikuar dëmtimin e të paktën 120 qendrave kulturore në Ukrainë. Për të ruajtur trashëgiminë kulturore të vendit, UNESCO, organizatat Blue Shield Danimarka dhe American IT po ftojnë civilët për të ndihmuar në ruajtjen e vlerave të vendit të tyre.

Kjo është ajo që ka mbetur nga Teatri Mariupol i Dramës që u ndërtua në vitin 1960. Tani i shkatërruar nga bombardimet ruse.

Ruajtja e kulturës ukrainase
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

Dhe, sipas UNESCO-s, e cila kërkon të promovojë paqen përmes kulturës ka shumë më tepër dëme. Organizata e OKB-së thotë se që nga mesi i majit, trupat ruse në Ukrainë kanë shkatërruar 54 kisha, 11 muzeume, 15 monumente, 7 biblioteka, 26 ndërtesa historike dhe 14 qendra kulturore.

Për të ndihmuar në shpëtimin e asaj që ka mbetur, UNESCO po punon me Blue Shield Danimarkë - një organizatë ndërkombëtare e krijuar për të ruajtur trashëgiminë kulturore mes konflikteve ushtarake dhe fatkeqësive natyrore.

Qëllimi është të krijohen modele dhe kopje 3D të ndërtesave, vendeve dhe objekteve kulturore të Ukrainës.

“Të jesh në gjendje të rindërtosh disa nga ndërtesat më të rëndësishme mund të jetë simbol për një të ardhme më të mirë. Dhe ky aplikacion ndihmon në ruajtjen e sa më shumë ndërtesave dhe monumenteve.”

Projekti quhet Backup Ukraine dhe u krijua me ndihmën e specialistëve amerikanë të teknologjisë nga Polycam - një aplikacion i telefonave inteligjentë që shërben si një skaner 3D.

“Nëse duhet të skanosh një ndërtesë, duhet të fillosh në një cep të saj dhe të lëvizësh në cepin tjetër për ta marrë nga plane të ndryshme. Aplikacioni i grumbullon imazhet së bashku në një model 3D si kjo që po shikoni”, thotë Elliott Spelman me aplikacionin Polycam.

Disa dhjetëra imazhe dhe kopje 3D tashmë kanë përfunduar.

Por vullnetarët që bëjnë fotografitë duhet të jenë të kujdesshëm.

“Së pari e ekspozon veten ndaj elementeve apo çfarëdo skenari që mund të ndodhë në mes të një lufte; së dyti – njerëzit mund të dyshojnë se dikush ka kapur dhe fotografuar një ndërtesë apo statujë çfarëdo në natyrë… Pra, për këta njerëz donim ti siguronim se ka një lloj process verifikimi” .

Vullnetarët në Ukrainë po ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e veprave të çmuara të artit në vendin e tyre. Catarina Buchatskiy, e cila ka lindur në Kiev, mori një ndërprerje të përkohshme nga studimet e saj në universitetin Stanford

në Shtetet e Bashkuara pasi filloi lufta. Ajo bashkë-themeloi projektin The Shadows, që thotë se po ndihmon muzeumet të marrin pajisje mbrojtëse nga jashtë.

"Ne kemi punuar ngushtë me Muzeun Kombëtar në Lviv dhe herën e parë që shkova atje, na treguan se kanë hequr të gjithë artin dhe të gjitha artifaktet dhe i kanë zhvendosur në bodrum", thotë Catarina Buchatskiy.

Grupet jofitimprurëse thonë se ruajtja e artit dhe modeleve të arkitekturës së vendit janë kritike për Ukrainën e pasluftës.

“Pas luftës dhe përpjekjeve për të rindërtuar shoqërinë, për të gjetur rrugën e kthimit në një lloj jete normale, trashëgimia kulturore është tepër e rëndësishme!”, thotë Søren la Cour Jensen me organizatën Blue Shield Denmark.

Dhe ndërsa jeta normale në Ukrainë tani duket pak më shumë se një kujtim, qendrat kulturore të dëmtuara jetojnë përgjithmonë në kujtesën dixhitale dhe ndoshta një ditë do të jenë vende të rindërtuara në një komb në paqe.

XS
SM
MD
LG