Ditari-Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, vizitë në Kiev
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë vizitojnë për herë të parë Kievin që nga fillimi i luftës. Tre vendet janë kritikuar që nuk kanë shprehur mbështetjen e duhur për luftën kundër Rusisë. Kievi shpreson që vizita të pasohet me më shumë armë e masa më të ashpra ndaj Moskës. Në Ohër, të Maqedonisë së Veriut nisi punimet forumi dy ditor 'Dialogu i Prespës' ku do të trajtohen çështje të sigurisë, energjisë integrimit të Ballkanit Perëndimor, e agresionit rus në Ukrainë. Në takimin marrin pjesë zyrtarë të lartë të vendeve të rajonit, të BE-së dhe të SHBA. Qindra pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan kundër projektligjit për pagën minimale miratuar të martën në parlament.
Episodet
-
qershor 27, 2022
Ditari - Ekskluzive nga baza e mbrojtjes nga raketat në Alaskë
-
qershor 26, 2022
Ditari - Biden thirrje G7-ës: Duhet të qëndrojmë të bashkuar
-
qershor 25, 2022
Ditari - Rusia sulm me raketa anembanë Ukrainës
-
qershor 22, 2022
Ditari - Bullgaria dhe çelja e negociatave të Shqipërisë me BE