Lidhje

Ditari - Shqipëri: 1% e refugjatëve kanë qasje tek procedurat e azilit


Ditari - Shqipëri: 1% e refugjatëve kanë qasje tek procedurat e azilit
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:59 0:00

Një intervistë me ambasadoren amerikane në Ukrainë Bridget Brink. Ajo thotë për Zërin e Amerikës se është tepër e rëndësishme për ekzistencën e Ukrainës, por edhe sigurinë evropiane, që të mos lejohet ndryshimi me forcë i kufijve. Në Shqipëri Presidenti Ilir Meta, kthen për rishqyrtim në Kuvend marrëveshjen mes qeverisë dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, duke e cilësuar si jotransparente e të pakonsultuar me ekspertët dhe publikun. Në Prishtinë u mbajt mbledhja e tetë e përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Megjithë mospajtimet mbi çështje të caktuara, udhëheqësit theksuan se bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet i palëkundur. Shënohet Dita Botërore e Refugjatëve mes krizash humanitare të pashembullta. Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar kanë hyrë mbi 10 mijë refugjatë, një shifër shumë herë më e lartë, se 5 vite më parë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës na sjell rrëfimet e refugjatëve afganë të strehuar në këtë vend.

XS
SM
MD
LG