Lidhje

Ditari - BE pritet të miratojë statusin e vendit kandidat për Ukrainën


Ditari - BE pritet të miratojë statusin e vendit kandidat për Ukrainën
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:19 0:00

Në Bruksel, vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën as sot të miratojnë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të qëndrimit të Bullgarisë, qeveria e së cilës humbi dje votëbesimin në parlament. Bashkimi Evropian pritet të votojë në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat Ukrainës. Udhëheqësit e 27 vendeve pritet të diskutojnë gjithashtu për mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin, ndërsa Moska po intensifikon bombardimet në rajonin e Donbasit. Në Tiranë, shumica socialiste rrëzoi sot si anti-kushtetuese kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për të ngritur një komision që do të hetonte mënyrën se si është zbatuar ligji mbi investimet strategjike. Deputetët e Partisë Demokratike thane se qeveria po fsheh abuzimet me 36 projekte që kanë marrë statusin e investitorit strategjik, ku pjesa më e madhe janë klientë të pushtetit dhe asnjë investitor i huaj.

XS
SM
MD
LG