Lidhje

SHBA: Rritja e rasteve me Covid-19 dhe vaksina e re


FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a "Coronavirus COVID-19 Vaccine" sticker and a medical syringe in front of displayed Novavax logo in this illustration
FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a "Coronavirus COVID-19 Vaccine" sticker and a medical syringe in front of displayed Novavax logo in this illustration

Shumë amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe në rrezik nga pasojat e rënda nëse infektohen me COVID-19, ndërsa numri i infeksioneve po rritet në të gjithë vendin, sipas vlerësimit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Ekspertët thonë se nënvariantet e variantit Omicron po shkaktojnë këtë rritje dhe një vaksinë e re mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit.

SHBA: Rritja e rasteve me Covid-19 dhe vaksina e re
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Qarku më i populluar i vendit mund të rikthejë së shpejti rregullin për mbajtjen e maskave për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Los Anxhelosi ka mbi 10 milionë banorë dhe drejtori i departamentit të shëndetësisë i këtij qarku së fundmi tha se mund të rikthehet rregulli për mbajtjen e maskës në ambientet e brendshme nëse numri i shtrimeve në spitale vazhdon të rritet.

“Juridiksionet lokale, qytetet, qarqet, shtetet, duhet të vendosin vetë për maskat, sepse komunitetet janë të ndryshme dhe nivelet e përhapjes së koronavirusit në ato zona janë të ndryshme. Megjithatë, CDC ka udhëzime shumë të qarta për këtë dhe për zonat me nivel të lartë të përhapjes së Covid-19, si qarku i Los Anxhelosit, përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura është vërtetë i rëndësishëm dhe effektiv”, thotë Dr. Ashish Jha, koordinator i përgjigjes ndaj COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Javën e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), dha autorizim për përdorim urgjent të vaksinës kundër Covid-19, Novavax. Ajo është një vaksinë më tradicionale në krahasim me teknologjinë mRNA që është përdorur gjatë pjesës më të madhe të pandemisë. Në vend që t'i nxisë qelizat të prodhojnë proteinën që shkakton përgjigjen e sistemit imunitar ndaj koronavirusit, Novavax është një injeksion i drejtpërdrejtë i asaj proteine.

"Novavax ishte e vetmja vaksinë që në pëmbajtje kishte proteinën dhe që dëshiroja ta merrja", thotë pensionistja Sharon Bentley.

Ndërsa Novavax ofron një alternativë të re për ata që hezitojnë të marrin vaksinën kundër koronavirusit, Shtëpia e Bardhë thotë se mbrojtja për shumë amerikanë po pakësohet dhe mund të ketë ardhur koha për një dozë tjetër përforcuese.

“Një nga mesazhet kryesore tani është se nëse jeni 50 vjeç e lart dhe nuk keni marrë një dozë vaksine në vitin 2022, është shumë e rëndësishme që tani ta bëni këtë. Ajo do të ofronte një shkallë shumë të lartë mbrojtjeje”, thotë Dr. Ashish Jha, koordinator i përgjigjes ndaj COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se varianti Omicron BA.5, i cili është diktuar në shumë raste të reja të koronavirusit, është më ngjitës se paraardhësit e tij dhe është në gjendje të shmangë imunitetin ekzistues tek shumë njerëz të vaksinuar, duke përfshirë edhe ata që tashmë e kanë kaluar infeksionin.

XS
SM
MD
LG