Lidhje

Instruktorët amerikanë dhe britanikë trajnojnë këmbësorinë ukrainase


Ish-instruktorë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dalë vullnetarë për të trajnuar anëtarët e mbrojtjes territoriale të Ukrainës dhe forcave speciale të policisë. Kronika në vijim e përgatitur nga gazetarja e Zërit të Amerikës, Anna Kostuçenko sjell hollësitë nga procesi i trajnimit, ndërsa për arsye sigurie ekspertët amerikanë dhe personeli ukrainas janë prezantuar me identitete të fshehura.

Instruktorët amerikanë dhe britanikë trajnojnë këmbësorinë ukrainase
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Ish-instruktorët ushtarakë amerikanë dhe britanikë po trajnojnë ushtarët ukrainas në qendrën e trajnimit të mbrojtjes territoriale në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

“Ne po përpiqemi t'u japim atyre sa më shumë mjete që mundemi në mënyrë që të sigurohemi që ata të kenë mundësi t’i japin fund luftës dhe të kthehen në shtëpi”, thotë instruktori amerikan të cilit për arsye sigurie i kemi vendosur emrin “Grey”.

Ai thotë se ka përvojë me forcat speciale amerikane dhe së bashku me instruktorë të tjerë, ai erdhi në këtë qendër stërvitore për të ndarë përvojën e tij me ukrainasit.

Ideja është që të trajnohet sa më shumë personel ushtarak ukrainas që të jetë e mundur, në mënyrë që ata më pas të trajnojnë ushtarët tjerë që nuk kanë pasur mundësi të trajnohen nga amerikanët dhe britanikët.

“Skuadrat tona të mbrojtjes janë të ndara në grupe, instruktorët e huaj po kryejnë stërvitje të përgjithshme dhe instruktorët tanë vendas janë përgjegjës për kryerjen e stërvitjeve në çdo vend me ndihmën e përkthyesve”, thotë shefi ukrainas i qendrës së trajnimit i cili nuk zbulon identitetin e tij për arsye sigurie.

Konfrontimi ushtarak me Rusinë është i shpejtë dhe intensiv. Trajnimi nga ekspertë me përvojë është thelbësore, thotë një nga instruktorët.

“Fakti që miqtë tanë amerikanë erdhën tek ne dhe po kryejnë stërvitje për forcat e armatosura është shumë i rëndësishëm. Përvoja e tyre luftarake është shumë e dobishme”, thotë instruktori tjetër ukrainas, Andriy.

Ushtarët ukrainas mësojnë të punojnë në zona pyjore, të veprojnë në grupe, të kryejnë misione shpëtimi dhe të sigurohen të eliminojnë rrezikun që paraqesin ndërtesat në zona lufte.


“Nuk mund të fitosh një luftë pa këmbësorinë. Mund t'i kesh të gjitha tokat e pushtuara, bajraktarët dhe armët, por nëse nuk ke ushtarë të trajnuar për të rimarrë tokat e pushtuara, nuk mund të fitosh", thotë instruktori amerikan të cilit për arsye sigurie i kemi vendosur emrin “Grey”.

Rekrutët e rinj dhe luftëtarët me përvojë janë mirënjohës për këtë stërvitje.

“Ne kemi mësuar shumë nga ky trajnim. Ne do ta shtojmë këtë njohuri në taktikat tona dhe do të jetë shumë e dobishme”, thotë një nga pjesëmarrësit ukrainas në trajnim.

Komandat e standardizuara dhe përvoja e re taktike po i kthejnë shpejt trupat ukrainase në një forcë luftarake efektive të stilit perëndimor.

XS
SM
MD
LG