Lidhje

Ditari - Shqipëri, shkarkohet zv/Kryeministri Arben Ahmetaj


Ditari - Shqipëri, shkarkohet zv/Kryeministri Arben Ahmetaj
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot disa ndryshime në qeveri. Largohet zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj dhe në vend të tij emërohet, Belida Balluku. Po kështu u largua kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi, një ndryshim që vjen vetëm disa ditë pasi vendi ka nisur procesin e bisedimeve. Gjenerali amerikan në pension James Jones tha sot në Tiranë, gjatë një konference mbi sigurinë, se bashkëpunimi mes shërbimeve të zbulimit të vendeve anëtare të NATO-s, nuk është askund më i ngutshëm sesa në Ballkanin Perëndimor. Kompania e tij ka një kontratë mbi sigurinë kibernetike me qeverinë shqiptare. Një oganizatë amerikane mbi Politikat e të Drejtën Ndërkombëtare Publike, thotë se themelimi i një Gjykate Speciale Ndërkombëtare që do të gjykonte krimet e luftës në Ukrainë do të ishte e mundshëm nëse Kievi do shfrytëzonte modelin e Gjykatës së Lartë kundër Korrupsionit.

XS
SM
MD
LG