Lidhje

Ditari - FBI-ja kontrollon shtëpinë e ish Presidentit Trump


Ditari - FBI-ja kontrollon shtëpinë e ish Presidentit Trump
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

FBI-ja kontrollon rezidencën e ish Presidentit Trump në Florida, një operacion që zoti Trump e quan "bastisje". FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk kanë komentuar lidhur me arsyen e operacionit, por duket se ai është në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të mundshëm të informacioneve të klasifikuara nga zoti Trump, për të cilat FBI-ja kishte nisur një hetim më parë. Manovrat e paprecedenta të Kinës pranë brigjeve të Tajvanit kanë shtuar ndjenjat negative ndaj Pekinit mes banorëve të ishullit. Gazetari i Zërit të Amerikës bisedoi me banorët në Taipei, të cilët janë të shqetësuar se vendi i tyre mund të humbasë liritë siç ndodhi me Hong Kongun. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të takohen javën e ardhshme në Bruksel në një përpjekje për të diskutuar zgjidhjen e çështjeve që çuan në tensione të larta në fund të korrikut. Korrespondetja jonë bisedoi me analistë për pritshmëritë e tyre nga takimi.

XS
SM
MD
LG