Lidhje

Ditari - Largime nga Rusia, çmimi i biletave arrin 9 mijë dollarë


Ditari - Largime nga Rusia, çmimi i biletave arrin 9 mijë dollarë
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Shumë ruse po largohen nga vendi për shkak të thirrjeve për mobilizim të pjesshëm ushtarak. Çmimi i një bilete avioni ka arritur në 9 mijë dollarë. Mobilizimi i popullsisë, është shoqëruar me protesta në shumë qytete. Policia ka arrestuar rreth 1 mijë e 400 persona. Në Prishtinë një grup qytetarësh protestoi sot me kërkesën për t’i dhënë fund grevës në sektorin e arsimit në Kosovë, e cila nisi më 25 gusht. Edhe parlamenti u përfshi nga debate mbi këtë çështje, mes opozitës që mbështet kërkesat e sindikatave, e qeverisë që sheh plotësimin e kërkesave të tyre si mundësi për greva në shumë sektorë. Në Tiranë Instituti i Historisë mbajti sot një konferencë shkencore, ku u analizuan marrëdhëniet shqiptaro-amerikane me rastin e 100 vjetorit të tyre. Historianë nga të dy vendet i cilësuan ato jetike për pavarësinë, integritetin dhe demokracinë shqiptare.

XS
SM
MD
LG