Lidhje

Komunitetet lokale dhe burimet e energjisë në Shqipëri


Komunitetet lokale dhe burimet e energjisë në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:08 0:00

Komunitetet lokale dhe burimet e energjisë në Shqipëri

Kriza energjitike dhe rritja e kostove të jetesës po i nxit komunitetet lokale në Shqipëri të gjejnë forma të reja për të ulur shpenzimet për energjinë elektrike. Në zonat rurale banorët po i drejtohen gjithnjë e më shumë druve të zjarrit për ngrohje, ndërsa në qytete po shtohen projektet per sigurimin e energjisë nga panelet diellore. Në Gjirokastër projektet për dy shkolla për energjinë diellore pritet të zgjerohen këtë vit edhe në objekte të tjera arsimore.

Shkolla 9-vjeçare Koto Hoxhi është më e madhja në Gjirokastër me rreth 900 nxënës dhe është e para që falë një projekti po e siguron energjinë elektrike për ndriçim nga panelet diellore. Një një tjetër shkollë në komunitetin e varfër rom izolimi termik dhe veshja e mureve sigurojnë kushte më të mira të përfitimit të energjisë.

Dy projektet, në kuadër të një programi të efektshmërisë së energjisë, të zbatuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, kanë rezultuar të suksesshme thotë Doriana Demo që drejton shërbimet arsimore në Bashkinë e Gjirokastrës.

Komunitetet lokale dhe burimet e energjisë në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:08 0:00

“Bashkia Gjirokastër me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore po aplikon në projekte shtesë për implementimin dhe në shkolla të tjera të energjisë diellore. Ne dimë që qyteti i Gjirokastrës ka orë të gjata dielli dhe kjo u dokumentua dhe këtë vit me enegjinë e prodhuar në shkollën “Koto Hoxhi. Pra doli një projekt i sukseshëm për përballimin e nevojave të shkollës gjatë orëve diellore".

Zonja Demo thotë më tej se për ngrohje të gjitha objektet arsimor përdorin drutë apo kaldajat dhe kostot po përditësohen për shkak të rritjes së çmimeve.

“Rritja e çmimeve ishte një gjë e paparshikuar. Ne na duhet në çdo moment të jemi të përditësuar me rritjen e kostove qoftë të naftës, qoftë të lëndës drusore. Bashkia i ka marrë të gjitha masat për nrohjen e të gjtiha objekteve arsimore gjatë dimrit”.

Në qytet krahas objekteve arsimore edhe shumë banorë apo njësi shërbimi po instalojnë gjthnjë e më shumë panelet diellore, sidomos për ngrohjen e ujit.

Ndërkohë në zonat rurale pjesa dërrmuese po i drejtohen druve të zjarrit për të ulur shpenzimet për enegjinë elektrike.

Raif Proda thotë se kërkesat janë rritur pasi kostoja e ngrohjes me dru zajrri është më e lirë. Sipas tij nje metër kub dru kushton rreth 50 dollarë.

“Çmimi i energjsië elektrike i ktheu gjithë njerëzit në përdormin e druve të zjarrit. Ne jemi munduar t'i furnizojmë me dru zjarri dhe çmimi deri diku nuk është rritur, por do rritet pasi edhe ne na është rritur si nafta, si energjia dhe shpenzimet nuk mbulohen nga shitjet.”

Dy vite e fundit vështirësitë janë bërë më të mëdha, thotë zoti Proda, por vështirësia që po del gjithnjë e më në pah është mungesa e fuqisë punëtore për të prerë dhe transportuar dru në zonat e thella.

“Nuk ka fuqi punëtore dhe kjo sjell mangësi në furnizimin e popullatës. Nuk ka të rinj për të prerë dru në mal dhe për transportin e tyre. Ne lëmë dy mijë metër kub dru pa prerë në vit bazuar nga kontratat që kemi. “

Në Qarkun e Gjirokastrës thotë më tej zoti Proda rreth 70% e familjeve në zonat rurale ngrohen me dru zjarri pasi të ardhurat e tyre janë të pakta.

Një studim i ri i organizatës mjedisore “EDEN” me 650 familje të zonave rurale në 12 qarqe të vendit pohon se 81.5% e familjeve deklarojnë se e kanë të vështirë për të paguar faturat e energjisë elektrike”.

Lira hakani nga organizata flet për gjetjet e studimit:

Zonat rurale kanë një përqasje ndryshe nga ato urbane. Në zonat rurale del që kryesisht për ngrohje përdoret druri dhe rrjedhimsiht ka më shumë ndotje të ajrit dhe mund të sjellë probleme në shëndetin e këtyre familjeve. Kjo përkthehet në kosto nëse kemi probleme shëndetësore. Rreth 82% e familjeve në zonat rurale kanë vështirësi në pagesën energjisë elektrike edhe pse për ngrohje përdoren drutë e zjarrit , por energjia elektrike përdoret për ngrohjen e ujit dhe për nevoja utilitare.

Zonja Hakani thotë më tej se ndërgjegjësimi si i banorëve dhe politikbërësve duhet të nxitet për të trajtuar politika të reja jo vetëm në sektorin e energjisë, por edhe të mbrojtjes sociale për familjet që kanë vështirësi në pagimin e energjisë.

“Duhet t'i jepet përparësi konceptit të varëfrisë energjitike pasi është një koncept shumë i ri. Duhet të vihet në vëmendje jo vetëm nga ana e politikave të energjisë, por të bëhet një ndërthurje me sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.”

Qeveria shqiptare vendosi pak kohë më parë financimin e 70% të kostos së blerjes dhe instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për rreth dy mijë familje shqiptare. Kjo masë pritet të ndikojë në uljen e faturës së energjisë elektrike për familjet përfituese.

XS
SM
MD
LG