Lidhje

Ditari - Duda: Raketa që ra në Poloni, nuk ishte sulm i qëllimshëm


Ditari - Duda: Raketa që ra në Poloni, nuk ishte sulm i qëllimshëm
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Autoritetet polake thanë sot se raketa që ra në territorin e vendit, duke shkaktuar dy viktima, nuk ishte një sulm i qëllimshëm, por me gjasë një raketë e lëshuar nga forcat ukrainase, në një përpjekje për të neutralizuar sulmet ajrore ruse. Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka lëshuar 11 urdhra arresti në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit. Vetëm 5 prej tyre janë arrestuar ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim. Mes personave në kërkim janë dhe dy-ish administratorë të inceneratorit të Tiranës. Një delegacion faktmbledhës i Platformës Evropiane për Sigurinë e Gazetarëve, paralajmëron se megjithë përparimin që ka shënuar Kosova, liria e shtypit në vend kërcënohet nga mungesa e transparencës së institucioneve, mungesa e sigurisë ndaj gazetarëve, si dhe mosndëshkimi i autorëve të sulmeve ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG