Lidhje

Ditari - Borrell: Kosova dhe Serbia dështuan të arrijnë një marrëveshje


Ditari - Borrell: Kosova dhe Serbia dështuan të arrijnë një marrëveshje
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Kosova dhe Serbia dështojnë të arrijnë një marrëveshje mbi çështjen e targave sot në Bruksel. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tërhoqi vëmendjen mbi përgjegjësinë që u takon palëve për çdo përshkallëzim të situatës në terren në ditët në vijim. Ligjvënësi amerikan Ritchie Torres thekson nevojën për një rol më të madh të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Komentet ligjvënësi amerikan i bëri ndërsa ndodhet për një vizitë në Kosovë. Vazhdon të jetë e rënduar situata e krijuar nga reshjet e fuqishme të shiut në zonën e Shkodrës. Autoritetet thonë se mbi 2400 hektarë tokë janë përmbytur.

XS
SM
MD
LG