Lidhje

Steinmeier në Shkup, thekson mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE


Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier viziton Shkupin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:20 0:00

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier viziton Shkupin

Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier ndodhet për një vizitë dyditëshe në Maqedoninë e Veriut, ku theksoi mbështetjen për integrimin e këtij vendi dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Zoti Steinmeier, gjithashtu shprehu shpresën për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se propozimi gjermano-francez është treguar i suksesshëm.

Lidhur me synimet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, ai tha se asnjë politikan qoftë në Gjermani, apo në Bashkimin Evropian nuk mund të premtojë data lidhur me këtë.

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier viziton Shkupin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:20 0:00

I pyetur nga gazetarët mbi gjendjen e sigurisë në rajon dhe marrëdhiënet e Kosovës me Serbinë, zoti Steinmeier tha se i gjithë Bashkimi Evropian pret me një interes urgjent që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve dhe se për këtë janë përgatirur propozime.

“Gëzohem që propozimi gjermano-francez ka arritur sukses dhe shpresojqë ai të pranohet. Kjo ndoshta do t’i inkurajojë palët që të vazhdojnë të bashkëpunojnë për arritjen e marrëveshjes”, tha presidenti gjerman.

Ndërkaq, ai tha se vendimi i pritshëm i Maqedonisë së Veriut për rishqyrtimin e Kushtetutës është tejet i rëndësishëm, sepse do t’ia hapte rrugën vendit për çeljen e kapitujve në fusha të ndryshme, si politikat ekonomike apo sundimi i ligjit.

Ai nënvizoi nevojën e vazhdimit të procesit të reformave të brendshme, ndërsa theksoi shpresat se do të forcohen raportet ndërfiqinjësore me Bullgarinë, e cila ka vonuar procesin integrues të fqinjit më të vogël.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski tha se besueshmëria e qytetarëve të këtushëm për Bashkimin Evropian po bie për shkak të pritjes së gjatë për t’u bërë pjesë e Bllokut.

“Maqedonia e Veriut është vendi që më së shumti i ka plotësuar të gjitha kushtet e parashtruara nga BE-ja për t’u bërë anëtare”. Por, zoti Pendarovski tha se anëtarësimi në BE mbetet përcaktim strategjik afatgjatë i vendit të tij, “për çka do të punohet me intensitet të shtuar”. Ai theksoi mbështetjen e Gjermanisë, në veçanti në kuadër të Procesit të përtëritur të Berlinit.

Ndërkohë, Presidenti Steinmeier vuri në dukje angazhimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën e Natos si një partner i besueshëm “që jep kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen kolektive dhe në operacionet e NATO-s”.

Dy presidentët kanë biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në Evropë dhe sfidat lidhur me agresionin rus kundër Ukrainës.

XS
SM
MD
LG