Lidhje

Zelensky: Takimi radhës mes Ukrainës dhe BE-së do të mbahet në Kiev


Ukraine - EU Flags
Ukraine - EU Flags

Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë.

“Palët diskutuan rezultatet e pritshme të takimit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e presidentit ukrainas.

Udhëheqësit biseduan për furnizimin me armë "të përshtatshme" dhe një program të ri ndihme financiare prej 19 miliardë dollarësh për Ukrainën. Sipas deklaratës, zoti Zelenskyy kërkoi që kësti i parë i kësaj ndihme të dërgohej këtë muaj.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian hapi rrugën për të ashtuquajturën "mega-marrëveshje", e cila parashikon ndihma të mëdha financiare për Ukrainën, përfshirë vendosjen e një takse prej 15 për qind mbi korporatat globale për të mbështetur Kievin.

Masa pasoi një thirrje të pasionuar nga presidenti Zelensky që mosmarrëveshjet e brendshme të bllokut me 27 vende të mos pengojnë mbështetjen e tij për Kievin.

XS
SM
MD
LG