Lidhje

Ditari - Ish zyrtari i arrestuar i FBI-së dhe lidhjet me Shqipërinë


Ditari - Ish zyrtari i arrestuar i FBI-së dhe lidhjet me Shqipërinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i arrestuar të shtunën pritet të dalë të mërkurën para gjykatës në Uashington për t’u shprehur nëse i pranon apo jo akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri. Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha se mirëpriste synimin e Serbisë për të shqyrtuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Komentet e tij pasuan deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili tha se Serbia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk bie dakord me propozimin e vendeve perëndimore. Kalifornia tronditet nga sulmet e njëpasnjëshme me armë. Shtatë persona u vranë në dy sulme, që besohet se janë të lidhura njëra me tjetrën, në një komunitet në brigjet jugore pranë San Franciskos. Qe nga janari 39 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave masive me armë

XS
SM
MD
LG