Lidhje

Ditari - 8 Marsi, sfidat e grave në Shqipëri dhe Kosovë


Ditari - 8 Marsi, sfidat e grave në Shqipëri dhe Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Në Kosovë 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, këtë vit po shënohet me shqetësime mbi shkallën e lartë të dhunës ndaj grave. Aktivistët parakaluan sot në Prishtinë, me thirrjet kundër dhunës ndaj grave dhe mbajtjen përgjegjës të ushtruesve të dhunës. Në Shqipëri, 40% e grave të punësuara në vend, punojnë në sektorin e bujqësisë. Pavarësisht kësaj peshe ato mbeten në minorancë, kur bëhet fjalë për pronësinë dhe drejtimin e veprimtarive bujqësore. Burrat zotërojnë mbi 80 % të fermave, dhe sipërmarrjeve në pyje dhe peshkim. Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe konsorciumi Bechtel Enka firmosën sot në Shkup marrëveshjen për ndërtimin e pjesëve të autostradës së korridorit 8 dhe 10-d në një gjatësi prej rreth 110 kilometrash. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro.

XS
SM
MD
LG