Lidhje

Haines: Rusia nuk parashikohet të bëjë përparime “të mëdha” territoriale këtë vit


Avril Haines
Avril Haines

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Rusia do të “bëjë përparime të mëdha territoriale” në Ukrainë këtë vit, tha të mërkurën para ligjvënësve Drejtorja e Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Avril Haines. Ajo tha Moksa mund të ketë probleme në vazhdimin e ofensivës së saj njëvjeçare.

Ajo i tha Komisionit të Senatit për Zbulimin se Rusia ka një shkallë të lartë viktimash, dhe nëse nuk zbaton një mobilizim ushtarak të detyrueshëm dhe siguron burime të treta për furnizime të konsiderueshme me municione, do të jetë gjithnjë e më e vështirë që ajo të mbajë nivelin aktual të opracioneve.

Duke folur rreth vlerësimit të gjerë të kërcënimeve globale ndaj Shteteve të Bashkuara, zonja Haines tha se Presidenti Vladimir Putin ka gjasa që po i kupton më mirë caqet që mund të arrijë ushtria e tij dhe aktualisht duket se është përqendruar në objektiva ushtarake më modeste.

Ajo tha se Rusia mund ta ndryshojë plotësisht taktikën, duke kaluar në mbrojtje të territorit që ka marrë, kryesisht në rajonet lindore të Ukrainës.

Zonja Haines vlerësoi se Presidenti Putin ka gjasa të përllogarisë se zgjedhja e vetme më e mirë që i ka mbetur është zgjatja e konfliktit, përfshirë pauzat e mundshme në luftime, madje edhe nëse duhen vite.

XS
SM
MD
LG