Ditari - Hovenier: Marrëveshja Kosovë - Serbi, nuk ka ofertë më të mirë
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha sot se aktualisht, nuk ka plan më të mirë sesa plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi Shtetet e Bashkuara e quajnë incidentin mes avionëve luftarakë rusë dhe dronit amerikan të zbulimit, një veprim të papërgjegjshëm të Rusisë. Sipas zyrtarëve amerikanë një prej avionëve rusë goditi dronin duke i dëmtuar helikën, çka i detyroi zyrtarët amerikanë ta rrëzonin dronin në ujërat e Detit të Zi. Ndërsa zgjedhjet presidenciale në Turqi po afrojnë, një ish-nëpunës civil, i njohur si “Gandi i Turqisë”, po shihet si kërcënimi kryesor për zotin Erdogan. Kemal Kilicdaroglu, i cili ka arritur të bashkojë opozitën, ka premtuar reforma gjithëpërfshirëse,